Një video prekëse e një djali të vogël e shpërndarë nga nëna e tij ka pushtuar rrjetin duke marrë më shumë se 16 mijë klikime. Bëhet fjalë për fenomenin e bullizmit i cili po bëhet gjithnjë e më shqetësues.
Në video djali tregon se si shokët dhe shoqet e paragjykojnë dhe e tallin për hundën e tij që në të vërtëtë nuk ka asnjë problem. “Ata tallen me hundën time. Më quajnë të shëmtuar. Ata thonë se nuk kam shokë” këto kanë qenë fjalët e djalit.
Shumë të famshëm si Rita Ora, Rihanna ,Justin Bieber, Demi Lovato, Katy Perry pasi kanë parë videon e kanë mbështetur djalin.
Ata e kanë suportuar me statuse në rrjetet sociale duke i thënë se ata janë shokët e tij. Ai mund të flas me ata kur të dojë dhe se bullizmi është i shëmtuar dhe nuk i duhet askujt. Bullizmi duhet të ndalojë! Ka shkruar Rita Ora në videon e djalit të cilën e ka shpërndarë në profilin e saj në instagram.
Përgatiti: AlpeNews.al









