• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPECIALE/ ‘Përgjakja’ e futbollit shqiptar, të gjitha rastet e dhunës në kategoritë e ulëta
Home
Ekskluzive

SPECIALE/ ‘Përgjakja’ e futbollit shqiptar, të gjitha rastet e dhunës në kategoritë e ulëta

11 December, 2017 Q.Autor Aktualitet, Ekskluzive, Kronikë, Sport

Ditën e djeshme ka ndodhur një tjetër episod dhune, përgjatë ndeshjes Përmeti-Këlcyra në Kategorinë e Dytë. Arbitri kryesor është dhunuar pas akordimit të një penalltie në favor të ekipit vendas. Lojtarët e Këlcyrës e kanë ndjekur dhe e kanë dhunuar në grup të riun e kolegjiumit të Fierit, Alvi Paco.

Kjo nuk është hera e parë që në kampionatin shqiptar të futbollit shënohen raste të dhunës ndaj arbitrave, pasi ky është një fenomen i shpeshtë sidomos në kategoritë e ulëta.

Rastet e dhunës në Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e dytë në Shqipëri: 

Mars 2009, Mentor Sopjani
Gjyqtari kryesor Sopjani dhe anësori Fatmir Limaj u dhunuan në ndeshjen Tërbuni-Kastrioti (1-1, java 19, Kategoria e Parë 01.03.2009). Ndeshja u ndërpre, Sopjani mori mjekim urgjent ne spitalin e Pukës.

Dhjetor 2009, Edvaldo Dyrmishi
Në takimin Këlcyra-Tomori 0-1 (06.12.2009, java 11 e Kategorisë së Dytë, Grupi i Jugut), anësori Edvaldo Dyrmishi u godit me gur. Gjyqtari kryesor ndërpreu ndeshjen disa herë gjatë atij takimi.

2010, Mane, Qiriazi, Maze
Lojtarët e Vlorës zunë me shkelma dhe grushte gjyqtarin nga Erseka, Mane dhe ndihmësit e tij, Qiriazi dhe Maze, të cilët i konsideruan fajtor në humbjen 1-0 me Domosdovën të zhvilluar në Përrenjas (sezoni 2009-2010).

Shkurt 2010, Denis Agaraj
Zyrtari i Gramozit, Altin Hodo, goditi me grusht anësorin Denis Agaraj gjatë takimit Gramozi-Vllaznia 1-1 (sezoni 2009-2010, java 22, 20.02.2010). Hodo u ndëshkua me përjashtim të përjetshëm nga futbolli nga Komisioni i Disiplinës.

Mars 2011, Astrit Mahmutaj
Anësori u godit me grushte nga mjeku i Leshnjes, Caka dhe sulmuesi Bubeqi, gjatë ndeshjes Lushnja-Pogradeci 1-2 (java 20 Kategorisë së Parë, sezoni 2010-2011, 01.03.2011).

Dhjetor 2011, Lorenc Jemini
Gjyqtari u godit në ndeshjen Laçi-Kastrioti (sezoni 2011-2012, java 11, 04.12.2011). Jemini u rrah nga presidenti i Laçit, Pashk Laskaj dhe disa drejtues të tjerë të klubit laçjan. Laskaj u ndëshkua me dy vjet për të mos ndjekur ndeshjet ekipit të tij, ndërkohë që Laçit iu zbritën 6 pikë në renditje dhe ndeshjet si organizator do t’i zhvillojë jashtë shtëpisë.

Dhjetor 2011, Enea Jorgji
Gjyqtari u godit në ndeshjen Pogradeci-Teuta (sezoni 2011-2012, java 12, 17.12.2011). Pogradecit iu hoqën tri pikë nga renditja.

Prill 2017, Ardit Merdanaj

Ndeshja e Kategorisë së Dytë të grupi B, Tepelena-Domosdova u ndërpre për shkak të goditjes me grushta ndaj gjyqtarit të takimit, Ardit Merdanaj.

Arbitri i ndeshjes u godit me grushta nga ana e lojtarëve të ekipit të Domosdovës, duke e detyruar atë të ndërpresë sfidën në minutën e 65-të.

Shkak i sherrit ka qenë një penallti që gjyqtari i ndeshjes ka akorduar për skuadrën e Tepelenës.

Tetor 2017, Xhulio Mani 

Gjatë ndeshjes, Skrapari-Elbasani, kur rezultati ishte 1-0 për miqtë, në minutën e 68-të, vendësit shënojnë gol, por e anulon anësori Xhulio Mani.

Në këtë moment, lojtarët e Skraparit vrapojnë drejt anësorit dhe e godasin. Arbitri anësor ka akuzuar se është goditur nga lojtari Gogo i Skraparit.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Videoja e djalit bëri xhiron e botës, Katy Perry, Chris Brown në mbështetje të tij (FOTO)
Previous article SHOKON Ermal Mamaqi, ja çfarë thotë për fitoren e Anxhela Peristerit (FOTO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq Aktualitet

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false Aktualitet

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT