• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RRUGA E ARBRIT”/ Balluku: Shpresojmë të mbarojmë para afatit, koncesionari do ta… (VIDEO)
Home
Politikë

“RRUGA E ARBRIT”/ Balluku: Shpresojmë të mbarojmë para afatit, koncesionari do ta… (VIDEO)

9 February, 2019 F.autor Politikë

Gjatë vizitës në qarkun e Dibrës, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet që po kryhen në Rrugën e Arbrit, duke u ndalur në kantierin e urës së Vashës, e cila lidh tunelet T5 dhe T6. Ministrja Balluku ka parë nga afër ecurinë e punimeve dhe është njohur me volumet e punës që janë kryer deri tani. Vepra ka hyrë tashmë në fazën përfundimtare të betonimit dhe hidroizolimit. Ministreja deklaroi se ritmet e mira të ecurisë së punës premtojnë për një përfundim të rrugës përpara afatit të parashikuar në kontratë.

“Rruga e Arbrit është një vepër shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të zonës. Gjëja më e rëndësishme është që duhet të përfundojë në kohë, duhet të përfundojë me cilësi. Koncensionari do të ketë vetë mirëmbajtjen e rrugës për 10 vjet, kështu që cilësia është absolutisht një nga kërkesat kryesore, por që dhe juve do tju duhet për vazhdimësinë. Shpresojmë të mbarojmë përpara afatit për tja dhënë shqiptarëve këtë arterie jashtëzakonisht të rëndësishme sa më parë në përdorim” është shprehur ministrja Balluku .

Ura e Vashës lidh dy tunelet T5 dhe T6 në dy shpatet e malit. Ura përbëhet nga konstruksion metalik në një hark rihter. Ka 27 kolona paralel në të dya anët e urës, të cilat ngrihen drejt lart. Ura ka një gjatësi hapësirë drite 160 metra, pjesa e kalueshme mbi konstruksion metalik është 220 metra, ndërkohë që vetë ura është 242 metra. E gjithë pjesa e rrugës së Arbrit që ka mbetur për t’u ndërtuar është 54 km, në të cilën koncensionari ka realizuar mbi 28% të punimeve. Në bazë të kontratës rruga duhet të përfundojë brenda 44 muajsh, por me volumin e kryer dhe me angazhimin e koncensionarit pritet që rruga të përfundojë më herët, sipas njoftimit të ministrisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GOL FANTASTIK/ Pogba befason portierin me një "predhë" (VIDEO)
Previous article ABOZOI ME 27 NXËNËS NË NJË KLASË/ Burg për mësuesin e Gjuhës Shqipe

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

PD KËRKON TËRHEQJEN E REFORMËS TERRITORIALE/ Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet Politikë

PD KËRKON TËRHEQJEN E REFORMËS TERRITORIALE/ Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

REFORMA TERRITORIALE/ Rama në mbledhjen e grupit: Është vendim politik, kush voton kundër, largohet! ‘Lëkundet’ Vullnet Sinaj Breaking News

REFORMA TERRITORIALE/ Rama në mbledhjen e grupit: Është vendim politik, kush voton kundër, largohet! ‘Lëkundet’ Vullnet Sinaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT