• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“REFORMA NË DREJTËSI”/ Artan Hoxha: I kemi me zë dhe figurë ata që janë kundër, por SHBA do i marrë përpara dhe do i shtypë
Home
Breaking News

“REFORMA NË DREJTËSI”/ Artan Hoxha: I kemi me zë dhe figurë ata që janë kundër, por SHBA do i marrë përpara dhe do i shtypë

9 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News

Artan Hoxha, në një intervistë për Mapo, flet për ecurinë e reformës në drejtësi.

Ai shprehet se tashmë dihet se kush janë kundërshtarët e saj, pasi kanë dalë me zë dhe figurë.

Sipas Hoxhës, reforma ka pasur suksese të mëdha, pasi janë larguar nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar e më lidhje politike, që deri një vit më parë as që mund të mendohej.

“Pa diskutim që zbatimi i kësaj reforme do kishte kundërshtarë të paepur, të egër dhe të vendosur për të bërë çdo gjë kundër saj.

Reforma synon të rrafshojë nga themelet një sistem të korruptuar deri në palcë, të ndërtuar me kujdes ditë pas dite për 3 dekada me radhë.

Ata që e kanë ndërtuar, kontrolluar dhe përfituar prej këtij sistemi, do luajnë çdo gur për të minuar besimin e qytetarëve te Reforma në Drejtësi.

Për fat të mirë ne tashmë e shohim qartë se kush është kundër reformës, pasi kundërshtarët kanë dalë haptazi prej kohësh me zë e figurë.

Ata e kanë bllokuar, zvarritur, penguar, baltosur, bërë pis sa kanë mundur procesin për t’i shpëtuar ndëshkimit.

Por treni që sapo është nisur me timonier aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë, SHBA dhe BE, rrezikon të marrë përpara këdo që e gënjen mendja se mund të sabotojë këtë proces.

Sigurisht që nuk ka asgjë perfekte dhe as ky proces nuk mund të shpëtojë pa patur defekte.

Vetëm fakti që është unik në botë ky lloj procesi, e bën të paparashikueshëm.

Por rezultatet e deritanishme kanë qenë mjaft shpresëdhënëse.

Gjyqtarë apo prokurorë, të korruptuar apo shërbëtorë të politikës, të veshur me imunitet paprekshmërie, tashmë janë flakur jashtë sistemit.

Një vit më parë kjo dukej e pabesueshme, por tashmë është një realitet.

Tentativa për ta baltosur, njollosur apo bërë të pabesueshme herë pas here, ia del të krijojë mjegull te qytetarët, por kjo vetëm për pak kohë.

Kjo reformë ka një garant, aleatin më të madh të shqiptarëve, SHBA-në.

Dhe SHBA ka dëshmuar qartësisht, me forcë në më shumë se njëherë, se është e vendosur t’i shkojë deri në fund këtij procesi.

Historia 107-vjeçare e ekzistencës së shtetit shqiptar ka treguar se SHBA nuk i kanë lënë kurrë në baltë shqiptarët”, thotë Hoxha

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FULHAM-MANCHESTER UNITED/ Solskjaer synon epërsinë e fitoreve në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article ENCA "SHTRYDH" GJOKSIN/ Fansat "bëhen me zemër" dhe nuk ndalen me komente (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

JO VETËM ARDI VELIUT DHE ALEKS MARKUT/ SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO Aktualitet

JO VETËM ARDI VELIUT DHE ALEKS MARKUT/ SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt Aktualitet

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT