• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO BËHEM KAMIKAZE”/ Monika siç nuk e kemi parë kurrë. Për çfarë e ka fjalën kryetarja e LSI?
Home
Ekskluzive

“DO BËHEM KAMIKAZE”/ Monika siç nuk e kemi parë kurrë. Për çfarë e ka fjalën kryetarja e LSI?

8 February, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për integrim, njihet për deklaratat e saj me tone të ashpra dhe gjuhët të fortë si politikane.

Megjithatë, duket se muajt e fundit kjo gjuhë ka ardhur duke u rritur në thënie, akuza e deklarata që herë herë mund të konsiderohen edhe si “të frikshme”.

Arsyet dhe motivet ndonëse nuk janë të ditura, nuk është dhe shnumë e vështirë të kuptohen.

Vetëm disa ditë më parë, kur “plasi” skandali I tenderave prej 2 milion eurosh, u vunën nën verifikim edhe dy ish ministrat e asaj kohe, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili.

Kjo duket të ketë tronditur disi themelet e LSI që më shumë se kryetaren aktuale, I “bien” ish kryetarit sot President I Shqipërisë Ilir Meta.

E në fakt veç kesaj i gjithë shqetësimi që duket se i vjen LSI dhe kryetares lidhet fort edhe me skandalet e herepashershme dhe arrestimet e bujshme ku gjithnjë duket të jetë një anëtar apo drejtor i LSI i implikuar.

Mëposhtë, disa prej deklaratave të Monika Kryemadhit që duken jashtë normales për një kryetare të nëj prej forcave politike më të mëdha në vend dhe deputete të Kuvendit të Shqipërisë:

Përlotja

 

“Unë jam kërcënuar. E kam dërguar vajzën në një shkollë me konvikt sepse nuk mund ta mbaja dot për shkak të intimidimit.

“Marr 5 gra dhe e lidhimi”

 

“Të jetë për të heq me dhunë Ramën e largoj për 10 minuta. Marr 5 gra dhe e lidhim. E njoh shumë mirë unë atë. E lidhim me litar, me ato shajet e grave dhe e heqim. Po ne nuk duam ta heqim me dhunë se ai sta njeh”, u shpreh ndër të tjera Monika Kryemadhi.

“Do bëhem kamikaze”

“Unë do bëhem kamikaze. Unë jam e gatshme që nëse ikja ime do ti hapi rrugën Shqipërisë, unë do bëhem kamikaze. Do bëhem e do marr me vete Ramën”, u shpreh Kryemadhi.

“Të gjithë duhet të japim jetën”

“Sot vendi ka një nga momentet e tij më të vështira, prandaj ne duhet të harrojmë idealin politik, sot e vetmja ideologji që duhet të qarkullojë, jo vetëm në LSI, por në gjithë klasën politike është vetëm një Shqipëria është shtëpia jone, atdheu, familja që duhet të kujdesemi si kujdesemi për shtëpinë tonë. 

Duhet të sakrifikojmë cdo gjë, edhe jetën, se çdo prind e jep jetën për të ardhmen e sigurtë të fëmijëve të tij.”

“Rama është i sëmurë”

“Kryeministri ynë është në efektin për gjithë jetën ndaj këtyre izotopeve, thirrje mjekëve që janë të PS dhe deputetëve mjekë në grupin e PS, të marrin fatet në dorë, se jo vetëm fatet e vendit por edhe të fëmijëve të tyre janë në dorë të një të sëmuri psikik. Peng krimit të organizuar është edhe peng i substancave sintetike.”

“Detyruam Ramën të ndryshonte 90% të qeverisë”

“Opozita, duke denoncuar çdo ditë korrupsionin, detyroi Ramën të ndryshonte 90% të qeverisë.”

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRLOT/ Anila Çela largohet nga "Vizioni pasdites", moderatorja prek me fjalët (FOTO)
Previous article PAS SHKËPUTJES NGA EKRANI/ Rashel Kolaneci rikthehet, ja emisioni ku do ta shihni (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

CELULARI ME LËNDË PLASËSE NË DURRËS/ Ekspertët e RENEA-s çaktivizojnë eksplozivin në Lagjen Nr. 3 Aktualitet

CELULARI ME LËNDË PLASËSE NË DURRËS/ Ekspertët e RENEA-s çaktivizojnë eksplozivin në Lagjen Nr. 3

E TRISHTË/ Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë Aktualitet

E TRISHTË/ Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit Aktualitet

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT