• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JE KUSHURIRA E METËS”/ Ministrja Gjonaj i përgjigjet Kryemadhit: Më shantazhoi me familjen. Burri im s’ka lidhje me bandat
Home
Politikë

“JE KUSHURIRA E METËS”/ Ministrja Gjonaj i përgjigjet Kryemadhit: Më shantazhoi me familjen. Burri im s’ka lidhje me bandat

7 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar pas sulmit të papritur që i ka bërë në Kuvend Monika Kryemadhi, një ditë pas arrestimeve për aferën korruptive me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, kur kjo e fundit drejtohet nga LSI.

Gjonaj i ka quajtur si shantazh deklaratat e kryetares së LSI-së.

Kryemadhi akuzoi bashkëshortin e Gjonajt se është shkarkuar nga puna, për shkak të korrupsionit dhe se ka lidhje me Ervis Martinajn.

Por Gjonaj ka sqaruar se bashkëshorti i saj ka fituar gjyqin dhe është kthyer në detyrë, në Drejtorinë e Tatimeve si inspektor, ndërkohë që tha se i shoqi s’ka lidhje me bandat e lojërave të fatit.

“Nuk isha prezent sot në Kuvend, se isha në një takim me ambasadorët, ku raportova për zbatimin e  reformës në drejtësi, kur dëgjova akuzat nga Kryemadhi, që ishin në formën e një shantazhi.

Ndihem e keqardhur që këtu flitet për bashkëshortrin tim.

Janë në të drejtën e tyre të zgjedhin dhe mënyrën që duan për të bërë opozitën.

Këtu duhet të ekzistojë debati për qytetarët, por opozita bën shantazhe dhe sulme personale.

Unë nuk jam këtu për t’u marrë me familjarët apo për të treguar lidhje farefisnore.

Është e vërtetë që bashkëshorti im ka mbajtur një post dhe është larguar nga shërbimi civil me një vendim administrative, dhe ka ndjekur rrugën ligjore, është kthyer në pozicionin që ka patur.

Nuk ka pasur asnjë një akuzë të vetme për korrupsion dhe nuk është larguar nga detyra për këtë shkak.

Bashkëshorti im nuk ka qenë i lidhur as me banda dhe as subjekte të lojërave të fatit.

Por përdorimi për shantazh nuk është e tolerueshme.

Unë jam e gatshme për të debatuar për çdo gjë, dhe kushdo është i lutur që ta bëjë këtë debat.

Nëse ka qenë shumë e përfolur ngjarja e fundit për një hetim në Ministrinë e Drejtësisë, pas gjetjes së raportit e auditit të brendshëm, gjetjet i kanë kaluar Ministrisë së Financave, ku është bërë një hetim më i thelluar dhe në fund ka vijuar sipas ligjit.

Është Prokuroria ajo që ka marrë në dorë këtë çështje dhe ka vënë para drejtësisë  të akuzuarit.

Unë nuk kam kapur asnjë prokuror që të kem diktuar procesin, se nuk është në natyrën time që ta bëj këtë”, tha Etilda Gjonaj.

Kjo e fundit u sulmua ashpër, për shkak se dy ish-ministra të LSI-së janë të dyshuar për vjedhjen e miliona eurove dhe javën e ardhshme pritet të merren në pyetje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR FAMË APO PËR PUNË? Njihuni me ISH partnerët e VIP-ave që janë bërë bashkë (FOTO)
Previous article PAS FUNDIT TË LUMTUR TË "BOJKOTIT"/ Xhaçka: Opozita futi në "lojë" pedagogët për...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor Aktualitet

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

MISTERI I AUDIT A6/ Dëshmia e pronarit që shiti makinën: Blerësi e mori makinën për ta provuar para noterit, në lajme pashë që u arrestua me Ergys Agasin Aktualitet

MISTERI I AUDIT A6/ Dëshmia e pronarit që shiti makinën: Blerësi e mori makinën për ta provuar para noterit, në lajme pashë që u arrestua me Ergys Agasin

5 ORË ME ERGYS AGASIN PRANË TREGUT TË SUEL ÇELËS/ Uljan Shpataraku: Nuk do të thotë që je kriminel, lëviz nga rrugën e vjetër e Elbasanit për të shmangur trafikun Aktualitet

5 ORË ME ERGYS AGASIN PRANË TREGUT TË SUEL ÇELËS/ Uljan Shpataraku: Nuk do të thotë që je kriminel, lëviz nga rrugën e vjetër e Elbasanit për të shmangur trafikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT