• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË VLORË/ E mbyti në gjumë, gruaja u dhunua edhe në 2017, por ja si burri doli nga burgu
Home
Breaking News

VRASJA NË VLORË/ E mbyti në gjumë, gruaja u dhunua edhe në 2017, por ja si burri doli nga burgu

7 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Etleva Lera ndërroi jetë dje në Vlorë, pasi u mbyt nga burri, Teodor Lera pas debateve të vazhdueshme. Report Tv mëson se burri e mbyti gruan në gjumë, rreth orës 04:00 të mëngjesit, më pas ai e goditi me thikë në qafë 47-vjeçaren. Në gjendje të rëndë psikologjike, 57-vjeçari tentoi që të vetëvarej me një çarçaf në banjo, por nuk ia ka dalë dhe më pas ka marrë thikën me të cilën goditi gruan duke prerë damarët e duarve. Aktualisht ndodhet në burg jashtë rrezikut për jetën.

Etleva Lera sot po përcillet në banesën e fundit në fshatin Tragjas, ku lindi, ndërsa disa nga fqinjët e saj në lagjen ‘Kushtrimi’ jashtë kamerave theksojnë se burri e dhunonte dhe shpesh herë e kishin parë me shenja në fytyrë. Por vrasja duket se ishte e paralajmëruar, pasi Teodor Lera ishte një personazh i njohur për policinë, pasi kishte qenë i dënuar nga gjykata pikërisht për dhunë në familje ndaj gruas dhe vajzës në shkurt 2017, ndërsa kishte goditur me thikë edhe një shofer pas një debati për parkimin e makinës para shtëpisë. Report Tv siguroi vendimin e gjykatës dhe mënyrën si u lirua autori.

Në shkurt të vitit 2017, Teodor Lera u denoncua nga gruaja dhe vajza e tij për dhunë në familje.  Pas debatit në familje, 57-vjeçari goditi gruan Etleva Lera dhe vajzën Augusta, ndërsa shkak sipas bashkëshortes ka qenë fakti, që kishin refuzuar kërkesën e tij për t’u zhvendosur në Tiranë për të jetuar, pasi  kishte dyshime për sjelljen bashkëshortore. Ndërsa vajza ka deklaruar se në përpjekje për të ndaluar të atin që po ushtronte dhunë ndaj nënës, ai e ka goditur edhe atë. Sipas mjekëve, dëmtimet e konstatuara në  trupin e gruas dhe vajzës nga dhuna hynin në kategorinë e dëmtimeve, të cilat kanë sjellë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë.

Pas konstatimeve gjykata vendosi që të pezullojë dënimin me 4 muaj burg dhe vendosjen e tij në shërbim prove për arsye se; paraqet rrezikshmëri të pakët shoqërore, njihet person me sjellje korrekte dhe ka shfaqur pendim të thellë. Gjithashtu gjykata vlerësoi se, sipas standardeve ndërkombëtare përdorimi i burgimit si formë dënimi duhet të ulet. Ndërkohë që edhe banorët e lagjes ku jetonte 47-vjeçarja, theksuan se ajo e kishte falur për katër të fëmijëve, pavarësisht rasteve të dhunës. Por dy vite më pas, ai e mbyti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONE MIDIS DY SHTETEVE/ Ministri italian takon "jelek-verdhët" dhe...
Previous article RRËFEN VËSHTIRËSITË E HASURA NË ITALI/ Lautaro Martinez: I shpjegova Spallettit se babai im ka qenë...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor Aktualitet

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

THE TELEGRAPH: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA Aktualitet

THE TELEGRAPH: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA

AKSIDENT I RËNDË NË BULGAREC/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 18-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË BULGAREC/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 18-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT