• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA E RËNDË NË KAVAJË/ Peza: Përdhunimi dhe unë, ish nxënësi i shkollës “Rilindja”
Home
Sociale

NGJARJA E RËNDË NË KAVAJË/ Peza: Përdhunimi dhe unë, ish nxënësi i shkollës “Rilindja”

7 February, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Qyteti i Kavajës është tronditur nga një ngjarje e pazakontë dhe shumë e rëndë. Një vajzë minorene është abuzuar nga një grup adoleshentësh, një pjesë e të cilëve janë arrestuar.

Sekretari i marrëdhenieve me median në PS, Alfred Peza me anë të një postimi në Facebook zbulon se ka qënë nxënës i shkollës “Rilindja” sot, që kohë më parë mbante emër tjetër.

Postimi:

“Më është dashur pak kohë që të kuptoja këto ditë, se shkolla ku ka ndodhur një nga krimet më të shëmtuara të këtyre viteve të fundit në Shqipër, ka qenë pikërisht ish shkolla ime fillore.
E para, sepse atëkohë emri i saj ishte Shkolla 8-vjeçare “24 Maj”.
E dyta, sepse rikonstruksioni i viteve të fundit, e ka transformuar tërësisht pamjen e godinës, duke mos i lënë më asnjë gjurmë nga e shkuara.
Kjo më bëri të ndjehesha pak më keq sesa shumëkush, që është shokuar nga kjo histori.
E ndërsa u bënë publike detajet e përdhunimit sistematik të një nxënësje të kësaj shkolle, nga 8 bashkëmoshatarë që e shantazhonin me videon intime, mu rikthyen në kujtesë ato kohë pafajësie e dlirësie kur ishim nxënës në moshën e tyre.
Atëherë kur lodrat ishin krejt të tjera nga celularët, fb dhe instagrami i sotëm e kur shoqja e klasës dhe e shkollës, konsiderohej motër.
Kohët vërtetë kanë ndryshuar shumë, por më shumë njerëzit, të cilët janë bërë më hipokritë, më cinikë, e mbi të gjitha gjithmonë edhe më të pavërtetë.
Kur sheh seancën e Parlamentit, ku për ca vota më tepër politika është gati ta ripërdhunojë edhe njëherë nga e para viktimën, atëherë kupton se edhe shprehja e Kavajës së fëmijërisë sime, “nga gomarin tënd” e ka humbur kuptimin njëherë e përgjithmonë.
Tani gjithkush nget vetëm gomarin e tjetrit, ndaj edhe punët e këtij vendi për gjithkënd, kanë shkuar ashtu siç gjithkush i di.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFEN VËSHTIRËSITË E HASURA NË ITALI/ Lautaro Martinez: I shpjegova Spallettit se babai im ka qenë...
Previous article KANË NJË FËMIJË SË BASHKU/ E dashura e reperit të famshëm:Më ka përdhunuar...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor Aktualitet

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

THE TELEGRAPH: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA Aktualitet

THE TELEGRAPH: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA

AKSIDENT I RËNDË NË BULGAREC/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 18-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË BULGAREC/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 18-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT