• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRDHUNIMI I 16 VJEÇARES NGA MËSUESI/ Detajet e reja: E mitura abortoi
Home
Breaking News

PËRDHUNIMI I 16 VJEÇARES NGA MËSUESI/ Detajet e reja: E mitura abortoi

7 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ndërsa Shqipëria është tronditur nga skandali i përdhunimit në Kavajë, dhe në Kosovë është e njëjta histori, ndoshta dhe në përmasa më tragjike.

Një 16-vjeçare është përdhunuar, ndërsa nuk ka marrë ndihmën që priste nga autoritetet.

Nxënësja nga Drenasi ishte abuzuar fillimusht nga mësuesi i saj dhe kishte shkuar në polici të denonconte ngjarjen. Ndërkohë vajza nuk e dinte se çfarë e priste më tutje. Polici hetues Vesel Veseli kishte marrë deklaratën dhe e kishte fotografuar të zhveshur. Pas ekspertizës mjekoligjore e kishte shantazhuar, që ta detyronte të kryente marrëdhënie me të.

Mediat kosovare shkruajnë se vajza mbeti shtatzënë me abuzuesin e saj, i cili e ka detyruar të abortojë në klinikën e një mjeku gjinekolog, Femi Ahmeti, në Prishtinë.

Polici hetues 50-vjeçar u vu në pranga të martën, ndërsa ishte media kosovare “Insajderi” e cila informoi Prokurorinë për rastin e rëndë, duke vënë në lëvizje mekanizmin e drejtësisë.

Vajza, që kishte menduar vetëvrasjen, kishte shkuar për konsultim te një avokat dhe ky i fundit, me anë të një letre anonime, ka informuar “Insajderin” mbi këtë ngjarje të rëndë.

Klinika e mjekut që kreu abortin është bastisur nga forcat e rendit, ndërsa dhe mësuesi Shkëlzen Gjekaj është pezulluar. Nëna e viktimës rrëfeu për “Klan Kosovën” se e dinin për abuzimin e mësuesit, por jo për atë të policit. Abuzimi i të miturës ka shkaktuar një valë të gjerë indinjate në Kosovë, ku për këtë ngjarje janë organizuar këtë të enjte edhe protesta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "60 PAKO MARIJUANË"/ Kush janë shqiptarët e arrestuar me drogë në Greqi (EMRAT)
Previous article "GJOBË SHQIPTARIT NË MAL TË ZI"/ Vendosi flamurin në ballkon (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor Aktualitet

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

THE TELEGRAPH: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA Aktualitet

THE TELEGRAPH: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA

AKSIDENT I RËNDË NË BULGAREC/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 18-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË BULGAREC/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 18-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT