Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me kullotë dhe barishte në fshatin Rabie të Njësisë Administrative Luftinjë në bashkinë e Memaliajt.
Flakët e zjarrit janë konstatuar mëngjesin e sotme, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar 6 forca të shërbimit zjarrfikës të cilat kanë vënë në kontroll flakët.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por nuk përjashtohet mundësia për zjarrvënie të qëllimshme.


