• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDALOHEN NË SHBA/ 170 zyrtarëve e ish- zyrtarëve shqiptarë iu janë hequr vizat, bashkë me familjarët. Llallës e Doshit përgjithmonë
Home
Breaking News

NDALOHEN NË SHBA/ 170 zyrtarëve e ish- zyrtarëve shqiptarë iu janë hequr vizat, bashkë me familjarët. Llallës e Doshit përgjithmonë

7 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News

Ambasada amerikane në Tiranë, duke iu përgjigjur interesimit të Panoramës, thotë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shqiptarë, iu është hequr viza, së bashku me familjarët.

Adriatik Llallës dhe Tom Doshit, viza iu është hequr përgjithmonë.

“Ambasada e SHBA mohon pretendimet se ka revokuar vizat e të gjithë zyrtarëve publikë dhe se iu ka kërkuar të riaplikojnë. Këto raportime janë të rreme.

Megjithatë, Ambasada e SHBA vazhdon të ushtrojë autoritetin e vet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se një individ mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara, dhe do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet antikorrupsion në Shqipëri.

Ambasada e SHBA i merr shumë seriozisht pretendimet për korrupsion dhe do të vazhdojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publikë me kontroll shtesë.

Që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në janar 2017, Ambasada e SHBA iu ka mohuar vizat më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve dhe familjarëve të tyre.

Kjo është diçka përpos përcaktimit të deputetit Tom Doshi dhe ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjeve të tyre nga sekretari i Shtetit si të pakualifikueshëm për viza amerikane përgjithmonë.

Pozicioni i Ambasadës së SHBA kundër korrupsionit dhe synimi i saj për t’iu mohuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshuar”, thuhet në reagim.

Debati i vizave u rikthye një javë më parë në Parlament, pasi besohet se edhe Sali Berishës dhe familjes së tij, i është hequr viza nga SHBA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM REFUZUAR ÇDO DITË PËR NJË MUAJ"/ Historia e kësaj vajze po i habit të gjithë
Previous article KYLIE JENNER NDIHET E OFENDUAR/ Komentet dashakeqëse ndaj saj kanë arritur kulmin

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor Aktualitet

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

THE TELEGRAPH: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA Aktualitet

THE TELEGRAPH: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA

AKSIDENT I RËNDË NË BULGAREC/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 18-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË BULGAREC/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 18-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT