Një grua britanike është burgosur në Indonezi sepse goditi zyrtarin e emigracionit në aeroportin ndërkombëtar Ngurah Rai në Bali.
Auj-e Taqaddas, 42 vjeçe, i bërtiti dhe e qëlloi burrin, i cili e kuptoi se vizës së saj i kishte kaluar afati.
Ajo u shpall fajtore për dhunën ndaj një oficeri pasi e goditi atë në fytyrë dhe u përpoq ta marrë me zor pasaportën e saj.
42-vjeçarja do të përballet me gjashtë muaj në burg. Ajo është përpjekur që të shfajësohet duke thënë se dënimi është “i padrejtë”.
Afati i vizës së Auj-e kishte kaluar me rreth 160 ditë ndërsa qëndronte në plazhin e Balit.
Kur iu tha se duhej të paguante një gjobë prej 3,500 dollarësh, filloi ti përgjigjej shumë keq zyrtarit. E gjithë biseda është xhiruar me një smartphone dhe është paraqitur në gjykatë.
Ajo deklaroi se e kanë tortuar prokurorët duke e mbajtur me zor në qytet, por në trupin e saj nuk kishte shenja. Janë marrë masa që të dërgohet me forcë në gjyq pasi nuk u paraqit në disa seanca.


