• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RRUGA E GABUAR”/ Ambasada amerikane: Përgëzime Policisë së Shtetit. Mbështetja…
Home
Sociale

“RRUGA E GABUAR”/ Ambasada amerikane: Përgëzime Policisë së Shtetit. Mbështetja…

6 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ambasada Amerikane në Tiranë ka përgëzuar Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për suksesin e operacionit “Rruga e Gabuar”, ku ranë në pranga 32 personave. 

Në një njoftim në faqen e saj zyrtare ambasada bën me dije se Shërbimi i Sigurisë Diplomatike është i angazhuar për të bashkëpunuar për hetimet penale me Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë, me qëllim shkatërrimin dhe çmontimin e këtyre rrjeteve. 

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për suksesin e operacionit “Rruga e Gabuar” të shtunën e kaluar, i cili solli arrestimin e 32 qytetarëve shqiptarë të përfshirë në kalimin e paligjshëm të njerëzve përtej kufirit dhe prodhimin e dokumentave të falsifikuara.  

Përfshirja e Shërbimit të Sigursë Diplomatike (DSS), dega e zbatimit të ligjit e Departamentit të Shtetit, tregoi mbështetjen tonë për luftën ndaj rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar.  

Shërbimi i Sigurisë Diplomatike është i angazhuar për të bashkëpunuar për hetimet penale me Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë, me qëllim shkatërrimin dhe çmontimin e këtyre rrjeteve.”– thuhet në njoftimin e ambasadës. 

Grupi krimininal nëpërmjet falsifikimit të dokumentave çonin emigrantë në SHBA dhe Kanada. Pagesat varjojnë deri në 25 mijë euro. Por si funksionon skema për trafikun e emigrantëve? 

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë me dije se përdoreshin disa laboratorë për të falsifikuar vizat amerikane apo kanadeze. Dy prej këtyre laboratorëve janë zbuluar në Tiranë. 

Grupit prej 32 personave të zbuluar në operacionin “Rruga e Gabuar”, bazën e kishin në Tiranë, në një laborator pranë ish “Stacionit të Trenit”. 

Fillimisht personat që dëshironin të iknin në SHBA kontaktonin me Dritan Gramozin, që është një ndër krerët e grupit kriminal. Gramozi më pas merrte porosinë fillonte përgatitjen e dokumentave. Një pjesë e pagesës bëhej kur merrej viza e falsifikuar, pjesa tjetër kur të mbërrinin në destinacion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDI NË ELBASAN/ I riu humb jetën në themelet e shtëpisë (EMRI)
Previous article PAS LARGIMIT TË ALESIA BAMIT/ Zbulohet lidhja e balerinës së re të "Stopit" me këngëtarin e njohur shqiptar (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT