Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar sot zgjatjen e aplikimeve për SPAK deri me 21 shkurt.
Kjo zgjatje afati vjen një ditë para se të përfundonte koha për aplikim, e cila ishte caktuar fillimisht datën e nesërme. Nga ana tjetër KLP iu ka bërë thirrje prokurorëve të aplikojnë për SPAK në këto dy javë.
Ky proces ka njohur edhe aplikantët e prokurorëve, të cilët kërkojnë të bëjnë pjesë e strukturave të SPAK. Së fundmi, prokurori pranë Gjykatës së Shkodrës, Vate Staka ka aplikuar për t’u bërë pjesë e strukturave dhe organeve të reja të drejtësisë.


