• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Atentati mafioz ndaj Ndokës/ Cila është pista kryesore që po hetohet
Home
Sociale

Atentati mafioz ndaj Ndokës/ Cila është pista kryesore që po hetohet

10 December, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

Analizimi i provave e pistave paraprake për krimin ku mbeti i vrarë Aleksandër Ndoka, po kryhet nga ekspertë të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, kryesuar nga drejtori i kësaj drejtorie, Niko Brahimaj.
Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur per Panorama se janë duke hetuar në disa pista, por dy më kryesoret janë detyrat që ka pasur më administratë Aleksandër Ndoka si dhe konfliktet që kanë pasur dy djemtë e tij në Lezhë.

Klajdi e Samuel Ndoka janë përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe njiheshin si persona mjaft problematikë dhe që lëviznin të armatosur, shkruan “Panorama”. Blutë nuk përjashtojnë as konflikte të vetë viktimës, për të cilat është duke u hetuar tashmë.

PISTAT DHE DETYRAT E NDOKES

Vëllai i ish-deputetit të PSsë, që u gjet i pajetë ne automjetin e tij, ishte këshilltar në Këshillin Bashkiak të Lezhës, përfaqësues i “Partia Rruga e Lirisë”. Ai e mbante këtë detyrë që prej vitit 2015, madje në mbledhjen e fundit të zhvilluar ai ishte i pranishëm dhe ngriti zërin për pagesat që nuk u janë dhënë kryepleqve.

Sipas të dhënave, në vitin 2016 Aleksandër Ndoka ka punuar si jurist në Këshillin e Qarkut. Ndërsa nga viti 2013 deri në vitin 2015 ka punuar si jurist në Hipotekën e Lezhës. Së fundmi, rreth dy muaj më parë mësohet se Aleksandër Ndoka ishte emëruar si kryeinspektor i IKMT-së për Veriun.

Grupi i hetimit nuk përjashton dyshimin se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrat e Ndokës. Por më e mundshmja vlerësohet ndonjë konflikt i akumuluar që në periudhën kur ai ka punuar në Hipotekë. Në qarkun e Lezhës, mjaft prona, kryesisht në bregdet, janë në procese gjyqësore dhe në konflikt mes pronarësh.

Ndaj, sipas burimeve, pritet që të hetohen praktikat e dosjeve të këtyre pronave të Hipotekës së Lezhës, të cilat mbajnë firmën e Aleksandër Ndokës. Blutë nuk përjashtojnë as pista të tjera, që kanë të bëjnë me konflikte së fundmi të tij, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë konkrete për indicie hetimi në këtë drejtim. Kjo, pasi 48- vjeçari rezulton se nuk ka probleme me ligjin. Ai nuk ka precedentë dhe në formularin e dekriminalizimit rezulton i pastër.

Por ndryshe paraqitet skeda e dy djemve të tij, Klajdi e Samuel Ndoka, çka përforcon dyshimin e Policisë se pikërisht precedentët kriminale të dy djemve të tij mund të jenë shkak i atentatit ndaj tij. Dy djemtë njiheshin në Lezhë si mjaft problematikë dhe lëviznin të armatosur. Njëri prej tyre, Samueli, aktualisht është i arrestuar për ngjarjen e ndodhur në ditën e zgjedhjeve ku ai plagosi një aktivist të LSI-së. Në momentin e arrestimit, atij iu sekuestrua edhe armë. Ndërsa djali tjetër, Klajdi Ndoka, është shpallur në kërkim nga Policia për të njëjtën ngjarje.

Një tjetër pistë, që nuk përjashtohet, ka të bëjë (ndonëse hetimorët nuk e kanë vlerësuar si të mundshme), me implikimin e mundshëm të të vëllait, ish-deputetit Arben Ndoka në veprimtaritë kriminale në Itali.

Ai dha dorëheqjen, pikërisht për shkak se u akuzua nga PD-ja si i dënuar për shfrytëzim prostitucioni. Blutë thanë se nuk përjashtojnë asnjë pistë dhe se gjatë hetimit, bazuar edhe në provat që do të mbledhin, do të vlerësojnë ato si më të mundshmet. Blutë nuk përjashtojnë faktin se vrasësit kanë qenë të paguar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Makina prej ‘sheikësh’ dhe 420 mijë euro drogë/ Policia italiane kap në befasi shqiptarët
Previous article U kanë ‘nxirë faqen’ prindërve/ Njihuni me fëmijët e praptë të politikanëve shqiptarë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm" Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm"

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT