“Qytetari dixhital” ndonëse është një nga gjetjet e ish kryeministri Berisha, jo pakherë e ka lënë në baltë duke e nxjerr bllof në disa raste, po ai vetë.
Shembulli I fundit ishte ai I ditës së djeshme, ku Berisha kishte postuar një video nga “I forti I Shijakut” duke rrahur një biznesmen. Pas prenoncimit të të akuzuarit, ish kryeministri fshiu videon.
E ky në fakt nuk është një veprim I rrallë prej tij, pasi e ka bërë gjithmonë, sa herë që “qytetari dixhital” e ka “tradhëtuar”.
“Unë, i forti i Shijakut”
Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi të hënën një video në të cilën denonconte dhunën e një personi, të cilësuar prej tij si ‘i forti i Shijakut”.
Në mesazhin e publikuar nga ish-kreu i qeverisë në rubrikën e qytetarit dixhital, theksohej se shtetasi, Ndriçim Arapi, nga Shijaku, ka dhunuar një shtatas tjetër, biznesmen, dhe ndaj këtij të fundit ka vendosur disa herë gjoba.
“Miq, ne narkoshtetin e Kakistokracise ligjin e bejne bandat. Shikoni videon se si te fortit ne Shijak, rrahin biznesmenin ne qender te qytetit.
I forti e ka gjobitur pese here ate por narkopolicia ka ndare parate e gjobave me te dhe gjithnje e ka lene te lire. Kjo eshte klima e biznesit ne Narkoshtetin e Kakistokracise! Sb”- shkruante Berisha.
Postimi u fshi pas reagimit të Ndriçim Arapit.
Ndriçim Arapi thekson se të gjitha akuzat e bëra ndaj tij nuk janë të vërteta dhe se shtetasi denoncues, është qiramarrës në dy pronat dhe bizneset e Arapit, një ferme dhe një lokali.
“Bllofi me rrugët”
Ish-kryeministri ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook ku shfaqet një rrugë e dëmtuar dhe e riparuar mjaft keq.
Berisha shkruan se rruga ndodhet në Malësinë e Madhe, kur në fakt ky segment i përket shtetit të Ukrainës dhe s’ka asnjë lidhje me Shqipërinë.
Fotografia është shkrepur para disa vitesh nga aktivisti publik Vladislav Naumov i cili e publikoi në faqen e tij në Facebook.
“Akuzon drejtorin si bandit”
Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku shfaqej Drejtori i Hetimit Tatimor, Bardh Tafa me një automatik në dorë, ka ardhur reagimi i këtij të fundit. Bardh Tafa thotë se ka qenë për 17 vite me Forcat e Armatosura, konkretisht nga viti 2001 deri në vitin 2017 kryesisht në shërbimin sekret të ushtrisë, një institucion që mban marrëdhënie dhe me CIA-n.
“Rrëzohet avioni me drogë në Lezhë”
Ish-kryeministri Berisha publikoi në profilin e tij në Facebook
një mesazh të qytetarit dixhital, i cili e sinjalizonte për rënien e një avioni në Lezhë.
“Narko-mushkojnat ne gjahun e dhelpres se kuqe! sb”, shkruante. Ama pa kaluar 1 orë, ish-kryeministri Berisha e ka fshirë postimin, pasi ka verifikuar se foto në fakt nuk ishte marrë në Lezhë, por në Angli.
Përmes një postimini në rrjetin social facebook, deputeti Berisha ka publikuar një fotografi të Daniel Drobaj, 18-vjeçarin që hodhi kapsollën e cila i dëmtoi rëndë gishtat efektives së “Shqiponjave” Ina Nuka gjatë protestës së dhunshme para Kuvendit ditën e enjte.
Por, në gjykatë Danielit i është kërkuar të heqi fashën për të parë nëse ka dëmtime apo jo. Pasi ka hequr fashën para trupit gjykues dhe mediave Daniel Drobaj i ka lëvizur gishtat lirisht duke i mbështetur ato pas xhamit.
“Lokali”
Këtë radhë i kishte ardhur një lajm nga “pukjani dixhital” që lajmëronte se kryeministri Edi Rama kishte qënë në lokalin e Arben Frrokut, i ndaluar në Holandë për vrasjen e komisarit të policisë.
“Ne Luf, takim pune ne lokalin e Arben Frrokut. Diskuton vrasjen e komisarit Lame?!?! Sb”, shkruan Berisha në profilin e tij facebook, duke e shoqëruar lajmi dhe me fotot e Ramës.
Por ka reaguar menjëherë deputeti socialist Pjerin Ndreu i cili ka qënë në këtë takim i cili e përgënjeshtron Berishën, duke thënë se lokali është i Prendush Lufit anëtar e votues i PD.
“Jam në Hollandë ore”
E radhës eshte blofi me nje nga fotot “e arave me kanabis” të cilën e kishte publikuar në Facebook.
“Ne arat e Edvin Shullazit dhe Saje qorrit ne Shkoder rrethina. sb”, shkruante Berisha ndërsa kishte publikuar këtë foto.
Por mesa duket njëri nga personat e pranishëm aty, ka reaguar duke nxjerrë zbuluar të vërtetën.
“Hahahahahahh arat e shullazit o p k… Un jam jemi ne holland O hajdut fotosh”, ka shkruar komentuesi.
Përgatiti: AlpeNews.al












