Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe deputeti i PS, Taulant Balla u pritën nga Presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble.
Gjatë bashkëbisedimit palët kanë rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
“Bundestagu ndjek nga afër progresin e Shqipërisë për reformat”, është shprehur Wolfgang Schäuble.
Nga ana e tij, Gramoz Ruçi tha se Shqipëria është e vendosur për agjendën e reformave për integrimin
“Reforma në Drejtësi, lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë prioritetet tona”, ka thënë Ruçi.


