Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali ka reaguar sot për ngjarjen tejet të rëndë të Kavajës, kur një e mitur është përdhunuar në grup nga nxënës të shkollës 9-vjecare të këtij qyteti.
“Nuk u besoja syve kur lexova deklaratën e PD-së, është dëshmi e qartë e dëshpërimit opozitar që nuk ngurron të përdorë edhe raste të tilla për ushqimin politik të ditës. Policia e Shtetit në momentin që ka marrë denoncimin ka filluar menjëherë hetimin, personat e përfshirë janë duke u hetuar nga prokuroria dhe të jeni të sigurt që prokuroria do bëjë detyrën e saj, ndërkohë që vajza është marrë në kujdes psikosocial dhe shëndetësor”- tha ajo.
Sipas saj, raste të tilla fatkeqësisht ndodhin në vende shumë të zhvilluara. “Bëhen edhe filma për raste të tilla të tmerrshme që kanë ndjeshmëri të lartë sociale, por asnjë parti politike nuk del ta përdorë rastin për politikë dhe për të gjetur fajtorin te qeveria”- tha ajo.


