• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTRAST NË DY ANËT E “LANËS”/ Veliaj protestuesve të PD nga Kamza: Tani që ua bëmë një Bulevard të Ri, mund të vini…
Home
Sociale

4 February, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Ndërsa Bashkia e Tiranës po i afrohet finishit të ndërtimit të Bulevardit të Ri, nga ana tjetër Bashkia e Kamzës, jo vetëm që s’ka bërë asgjë për të lidhur dy anët e lumit Tirana, por në vazhdimësi vijon të tregohet jo bashkëpunuese dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve, të ndosë ambientin përreth.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot lajmëroi hapjen e segmentit të dytë dhe inspektoi punimet për segmentin e tretë të Bulevardit të Ri, nuk e la pa koment situatën e krijuar në anën tjetër të Lumit të Tiranës, në Bashkinë e Kamzës. Sipas tij, në vend që Bashkia e Kamzës të punojë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të saj, sjell çdo ditë në Tiranë protestues që pengojnë projektet e Tiranës, duke iu referuar protestave për Unazën e Madhe.

“Teksa shoh kontrastin, tani që po i afrohemi lumit dhe ku investimi ynë i lumit të Tiranës na ndan nga bashkia që vjen e proteston çdo ditë në Tiranë; teksa shoh që ana përballë lumit vazhdon e hidhen plehra, të digjen plehra, i gjithë tymi vjen në Tiranë, u them që ju mirëpresim! Tani ju kemi bërë edhe një bulevard të ri, mund të vini të protestoni për çdo gjë, por fillimisht na tregoni, si e bëni ju këtë punë! Dhe para se të mobilizoheni të rrëzoni qeverinë dhe ata që kanë sjellë gjithë këtë zhvillim e progres për Tiranën, na thoni nga kush duhet të marrim shembull”, u shpreh Veliaj.

Ai u shpreh se pavarësisht këtyre përpjekje për të bllokuar punët, Tirana do ecë përpara duke çuar deri në fund projektet e transformimit të saj. “Unë nuk besoj që në Tiranë duhet të vazhdojnë të hidhen më plehra në lumë apo në Lanë, apo në Erzen; nuk besoj se duhet të digjen më plehra, ndërkohë qe kemi një mënyrë moderne sot të përpunimit; nuk besoj që rruga, dhuna, pengesa, sabotimi është mënyra për të ecur përpara”, tha kryetari i bashkisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRDHUNIMI NË GRUP I TË MITURËS NË KAVAJË/ CRCA: Hetime të plota për ngjarjen. Ruani EMRIN e vajzës
Previous article VRASJA PËR NDERIN E MOTRËS NË TIRANË/ Detajet: Burri i Elidës vendos të NDAHET. Fshin...

k.autor

Postime të ngjashme

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut Aktualitet

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT