• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THYHET “AKULLI” NË RAJON/ Tsipras viziton Ankaranë, kërkon…
Home
Rajon

THYHET “AKULLI” NË RAJON/ Tsipras viziton Ankaranë, kërkon…

3 February, 2019 k.autor Rajon

Megjithëse Athina zyrtare e konsideron edhe këtë herë si tepër serioze agjendën e vizitës dyditore të kryeminstrit Tsipras në Turqi, sikurse në shumicën e takimeve dypalëshe të udhëheqësve greko-turk nuk ka pritshmëri të mëdha dhe optimiste. Tsipras thuhet se do t’i shtrojë përsëri Erdoganit çështjen e Egjeut, duke i kërkuar atij të qetësojë tensionet e shkaktuara nga shkeljet e përditshme të hapësirës ajrore greke, nga ana e avionëve ushtarakë turq.

Gjithashtu do të diskutohen çështjet e mprehta të krizës së emigracionit, marrëdhëniet e acaruara të Ankarasë me BE-në dhe do të synohet përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe. Orët e fundit, në një mbledhje me ekspertët e Ministrisë së Jashtme, të Mbrojtjes dhe të Ekonomisë, kryeministri Tsipras është përgatitur edhe për përballimin e kërkesave të palës turke, që kanë të bëjnë me çështjen e Zonës Ekonomike Ekskluzive (ZEE), çështjen qipriote, atë të minoritetit mysliman në Trakë, si dhe dorëzimin e 8 ushtarakëve turq, që u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti.

Tsipras do të takojë presidentin Erdogan në Ankara, ditën e martë, e pas takimit do të pasojë edhe një konferencë për shtyp. Ndërsa të mërkurën, ai do të shkojë në Stamboll, ku do të takojë Patriarkun Ekumenik, Bartolomeo.

Kjo është hera e katërt, që kryeministri grek shkon në vendin fqinj dhe takohet me Erdoganin. Vizita kryhet në një moment kur marrëdhëniet e Athinës me Uashingtonin kalojnë ditët e tyre më të mira, e teksa një klimë krejtësisht e kundërt ekziston midis presidentëve Trump dhe Erdogan.

Me këtë avantazh në politikën e saj të Jashtme, qeveria greke këmbëngul që përveç uljes së tensioneve, të mbajë të hapura urat e komunikimit me Ankaranë, duke ruajtur rolin negociues të saj mes Turqisë dhe BE-së, të arrijë bashkëpunim të ngushtë për krizën e refugjatëve dhe të rrisë marrëdhëniet ekonomike me fqinjin e saj lindor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ROMA-MILAN/ "Kuqezinjtë" kalojnë në avantazh, shënon Piatek
Previous article TRAGJEDIA NË LIQENIN E SHKODRËS/ Si u mbytën TRE anëtarët e familjes. I riu tentoi të...

k.autor

Postime të ngjashme

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT