• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Protesta e shoferëve të furgonëve në Dibër/ 16 të proceduar penalisht
Home
Sociale

Protesta e shoferëve të furgonëve në Dibër/ 16 të proceduar penalisht

11 December, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

Policia e Dibrës ka proceduar penalisht 13 shoferë furgonash të palicensuar, të cilët protestuan për 5 ditë me rradhë kundër subjektit të licensuar për këtë linjë, që sipas tyre nuk i punëson për transport pasagjerësh. Kjo protestë është zhvilluar tek terminali para shkollës së mesme, Peshkopi.

“Në datën 04.12.2017, një grup prej 15 vetash, drejtues të furgonave të pa liçensur për transport udhëtarësh, kanë depozituar në Komisariatin e Policisë Dibër një njoftim për protestë, pasi pretendojnë se nuk i punëson për transport pasagjerësh një subjekt i leçensuar për këtë linjë.Subjekti A..shpk është i paisur me liçencë të lëshuar nga Ministria e Transporteve Tiranë dt. 24.08.2017, për Kryerjen e shërbimit ndërqytetas të transportit rrugor të udhëtarëve brenda vendit Peshkopi-Tiranë dhe kthim, si dt. 09.08.2017 për linjën Peshkopi-Durrës e kthim”.

Policia thotë se edhe pse kishin marrë leje për protestën, nuk i janë përbajtur asaj duke cënuar rendin dhe ligjin.

“Gjatë kësaj proteste, drejtuesit e mjeteve të pa liçensuar, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke penguar shoferët e linjës së liçensuar, si dhe kanë penguar pasagjerët që do të udhëtonin në drejtim të Tiranës dhe Durrësit. Policia iu ka bërë të ditur protestuesve të protestonin në mënyrë të ligjshme, pa penguar dhe pa cënuar rendin dhe qetësinë publike duke iu bërë me dije edhe pasojat ligjore të Kodit Penal”.

Të shtunën, 9 dhjetor 2017, një grup protestuesish të kryesuar nga shtetasi A. K. dhe Xh. M.etj, kanë penguar pasagjerët të udhëtonin drejt Tiranës duke kryer veprime qe bien në kundërshtim me rendin si duke qëlluar me sende furgonat, duke kanosur me fjalë për dëmtim dhe thyerje të mjeteve.

Subjekti A… sh.p.k ka bërë kallëzim pranë Policisë Gjyqësore të Komisariati të Policisë Dibër.

Si rezultat i kësaj situate nga ana e Komisariatit të Policisë Dibër më datë 10.12.2017 është organizuar shërbim tek terminali Peshkopi kur fillon lëvizja e këtyre automjeteve të Tiranës dhe Durrësit.

“Aty kanë qenë grumbulluar shoferët që protestonin të cilëve fillimisht iu është bërë e ditur që të mos pengojnë levizjen e automjeteve dhe pasagjerëve.Në prani të forcave të policisë, drejtuesit e mjeteve kanë rrethuar një furgon të subjektit të liçensuar dhe nuk lejonin pasagjerët të hipnin në të”.

Në këto kushte forcat e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar personat kryesore që nxitnin turmën duke bërë shoqërimin e shtetasve A. K., E. K. dhe M. K.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Dibër u proceduan penalisht shtetasit:
– A. K, 53 vjeç, banues në Kandër Kastriot.
– H.B, 40 vjeç, banues në Peshkopi.
– A.K, 59 vjeç, banues në Shupenzë.
– Xh.M, 48 vjeç. banues në Peshkopi.
– N.K, 48 vjeç banues në Kandër, Kastriot.
– L.E, 37 vjeç banues në Peshkopi.
– A.B, 34 vjeç banues në Peshkopi.
– A.K, 46 vjeç banues në Fushë Alie.
– E.K, 23 vjeç, banues në Kandër Kastriot.
– M.K, 29 vjeç banues në Kandër Kastriot.
– H.K, 64 vjeç, banues në Kandër Kastriot.
– A.M, 45 vjeç, banues në Maqellarë.
– E.R, 26 vjeç, banues në Peshkopi.

Procedimi i tyre filloi për veprat penale të “Vetëgjyqesisë”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindjes ndaj urdhërave të punonjësve të policisë”, të parashikuara nga nenet 277, 279 dhe 242 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Eventi që bëri bashkë Rita Orën dhe Dua Lipën. Dy shqiptaret ndezin skenën
Previous article Mijëra vetë protestojnë në Ukrainë/ Kërkohet lirimi i Saakashvilit

F.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT