Gjykata Administrative nuk e ka pranuar kerkesen e bere nga ish deputeti Aqif Rakipi, i cili paditi KQZ pas vendimit për ta shkarkuar si subjekt te dekriminalizimit.
Ne kohen e ketij vendimi, Rakipi e cilësoi të padrejtë shkarkimin dhe kërkoi rikthimin e mandatit duke e cuar ceshtjen ne gjykate.
Pasi e ka marre ne shqyrtim, gjykata ka vendosur se vendimi i KQZ eshte i drejte. Sipas vendimit te Gjykates Administrative te Shkallës së Parë, rrëzohet padia e Rakipit, te cilit i lihet kohe per ankimin 15 ditë per t’ju drejtuar Apelit.
“jykata çmon se vendimi Nr.4, dt. 05.01.2018 i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është një akt administrativ i nxjerrë në përputhje me ligjin nr.138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’, dhe si i tillë duhet lënë në fuqi”- thuhet ne vendim.


