Janë nëntë kandidatë në garë për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Është dhe prokurori i Dibrës, Shkëlzen Cena, ai i cili i është bashkuar së fundmi aplikimit.
KANDIDATËT PËR SPAK:
- Arben Kraja
2.Vladimir Mara
- Dritan Prençi
4.Doloreza Musabelliu
5.Eugen Beci
6.Edvin Kondili
- Ened Nakuçi
8.Anton Martini
- Besnik Muçi
Megjithatë aplikimet nuk janë ende mjaftueshëm nga numri i nevojshëm që duhet për të bërë funksionale SPAK-un. Ky institucion do të ketë në përbërje 15 anëtarë, ndërkohë që kandidaturat mund të dorëzohen deri më datë 6 shkurt.


