• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARMI NGA GRIPI/ Virusi prek 16 mijë persona, pritet…
Home
Sociale

ALARMI NGA GRIPI/ Virusi prek 16 mijë persona, pritet…

1 February, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Ndonëse ende nuk jemi në prag epidemie gripi, çdo javë në vendin tonë raportohen 16 mijë persona të prekur nga infeksionet respiratore të sipërme.

Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik thonë se, pragu i epidemisë arrin kur numri i të prekurve të jetë 20 mijë çdo javë, e me gjasë, mesi i shkurtit mund të na sjellë në këto shifra.

“Trendi i infeksioneve respiratore të sipërme paraqet rritje. Jemi duke shkuar drejt pikut të këtyre infeksioneve. Por duhet thënë se nuk ka vend për panik, ndërkohë që këmbëngulim te vaksinimi i popullatës, si mjeti kryesor parandalues”, tha Artan Simaku, ekspert i ISHP-së.

Fatmirësisht në vendin tonë nuk janë shënuar viktima deri më tani për shkak të gripit, ndërkohë që në vendet fqinje me ne, si Greqia, Mali i Zi apo Serbia kanë humbur jetën respektivisht 18 persona, 5 persona dhe 3 persona.

Në të gjithë rajonin mësohet se kanë humbur jetën 72 persona.

“Gripi nuk duhet të neglizhohet, sepse ndikon në vdekshmërinë. Vdekshmëria në sezonin e gripit është më e lartë sesa jashtë tij”, u shpreh më tej Artan Simaku.

Përveç vaksinës, ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik sugjerojnë mosfrekuentimin e vendeve të mbipopulluara.

“Personat që kanë shenja të gripit, me temperaturë, skuqje sysh apo rrjedhje hundësh, duhet të paraqiten menjëherë te mjeku i familjes. Nënat me fëmijë të vegjël nuk duhet t’i çojnë fëmijët me temperaturë në kopshte apo shkolla. Sigurisht nuk duhet të paraqiten në farmaci për të marrë mjekim e të pritet që gjendja të përmirësohet, pasi mund të përkeqësohet më shumë”, tha eksperti i ISHP-së.

Në vendin tonë, ashtu si dhe në vende të tjera të rajonit po qarkullojnë viruset AH1N1 dhe AH1N3, shtamet e të cilave i përmban edhe vaksina e këtij vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK/ Vijojnë aplikimet, shkon në NËNTË numri i kandidaturave (EMRAT)
Previous article "DISTANCA PREJ 4.5 METRASH..."/ Iphone-t e 2020 do të kenë këtë veçanti

k.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë Aktualitet

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT