I vënë sërish përballë mediave dhe gazetarëve Kryetari i Bashkisë Durrës, vangjush Dako ndodhet në emisionin Open nga Eni vasili, për të hedhur dritë nga përgjimet e dala mes disa personave që janë të dyshuar për përfshirje në grupe kriminale. Dako iu përgjigj Vasilit duke i thënë se në këto përgjime nuk ka asnjë gjë të re, thjeshtë emri Dako është i riu në këto përgjime.
Dako ritheksoi edhe një herë se: “Unë ha dreka e darka me njerëz të thjeshtë dhe me grupe të interesit. Nuk mbaj mend që Altin Avdylaj të ketë qenë në drekë me mua tek Majestiku , ku kemi qenë rreth 12 persona. Unë nuk i shikojë as diplomën dhe as dëshmine e penalitetit qytetarëve të Durrësit.
Nuk më shqetëson fakti që jam në darkë me këta persona, sepse në këto dreka dhe darka i kemi pjesë të punës tonë, me persona dhe njerëz të ndryshëm, për aktivitet nga më të ndryshme”. /Lexo.al


