• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RAPORTI I FMN-SË/ Ahmetaj: Konfirmon rritjen ekonomike dhe uljen e borxhit publik
Home
Ekonomi

RAPORTI I FMN-SË/ Ahmetaj: Konfirmon rritjen ekonomike dhe uljen e borxhit publik

31 January, 2019 k.autor Ekonomi

Ish ministri i  Ekonomisë, Arben Ahmetaj e ka cilësuar Raportin e FMN si një tregues që ekonomia e shqiptare po rritet edhe se borxhi publik ka nisur të ulet ndjeshëm Sipas Ahmetajt borxhi publik ka qënë 74% në 2015 dhe është sot 68.6%.

“Nëse i referohemi një elementi si punësimi, 262 mijë qytetarë janë punësuar që në 2014. Po shkojnë në 1 miliard euro investimet e huaja. E morëm me 1% rritjen ekonomike.”, theksoi Ahmetaj, në një intervistë të dhënë për Report TV.

INTERVISTA E PLOTË:

Si i komentoni ngjarjet e sotme në Kuvend?

Historikisht Berisha nuk i ka pushuar kurrë fyerjet. E njëjta gjë ndodhi dhe sot. Sjellja e opozitës sipas meje vjen sipas situatës së brendshme të pambështetur nga qytetarët. Maxhoranca sot po diskutonte aktin normativ. Ligj që mbyll llogaritë për vitin 2018. Aty do të shpërndaheshin të gjitha këndvështrimet. Nuk ishin aty për të votuar Komisionin e tyre. Ka qënë Berisha ai që i ka prekur zgjedhjet gjatë gjithë kohës. Ai i ka thënë presidentit “horr” dhe kryeprokurores fjalë shumë më të rënda.

Raporti i FMN-së.

Situata ekonomike ka ndryshuar. Nëse doni të më sfidoni për të vërtetën shikoni raportin e FMN-së. Është tabela makroekonomike. Në rreshtin e borxhit publik ai ka qënë 74% në 2015 dhe është sot 68.6%. Çdo qytetar mund ta shohë këtë gjë. Po në të njëjtën tabelë ke edhe balancën primare, kur është negative dmth qeveria ka kërkuar borxh të ri. Kjo ekonomi është ajo që rritet më shumë në rajon plot 4.2%. Nëse i referohemi një elementi si punësimi, 262 mijë qytetarë janë punësuar që në 2014. Po shkojnë në 1 miliard euro investimet e huaja. E morëm me 1% rritjen ekonomike.

Koncesionet, FMN e sheh me shqetësim rritjen e shpejtë, si e shpjegoni këtë gjë?

Kam një dokument shumë të detajuar për PPP-të. Ish-ministri i Berishës, ka firmosur koncesione edhe ditën e shtunë. Kujt i tregojnë këta koncesionet? Risku ka rënë nga 5% deri në 3%. Po çfarë PPP-shë kemi bërë ne? Check-upin, dializën, rrugën e Arbrit etj. Rruga e Arbrit do të jetë shembull se si sa mirë mund të funksionojë PPP-ja me shtetin.

Raporti i TIA, Shqipëria ka humbur pikë në luftën kundër korrupsionit.

I referohet bllokimit të reformave anti-korrupsion. E keni parë çfarë opozite kemi? Pengoi dy vite rresht reformën në drejtësi. Jemi shumë herë më mirë se PD-ja edhe pse mund të tingëllojë si cinike.

Çfarë mendimi keni për kabinetin e ri të kryeministrit Rama?

Është shumë i aftë. Do të shtyjnë reformat e vendit. Jam i bindur që puna e bërë në 5 vite do të shkojë edhe më lart.

Detyra e re si kryetar të Komisionit të Ekonomisë?

Do të ndjek prioritetet e qeverisë. Jam pjesë e maxhorancës. Drejtoj Komisionin më të rëndësishëm të parlamentetit. Do të bëj të pamundurën për të mbështetur reformat e qeverisë.

Ndryshimi i drejtimit Braçe-Ahmetaj?

Asnjë ndryshim sdo të ketë. Mbështetje atëherë. Mbështetje tani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DJALI NUK DONTE NGAQË ISHTE.../ "Më DHUNONTE në shtatzani dhe vazhdoj të jem në rrezik'"- gruaja rrëfen tmerrin
Previous article 7 TON KOKAINË NGA BRAZILI NË.../ Ja roli që kishte SHQIPTARI i arrestuar në Tiranë (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë Ekonomi

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit Ekonomi

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT