• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
7 TON KOKAINË NGA BRAZILI NË…/ Ja roli që kishte SHQIPTARI i arrestuar në Tiranë  (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

7 TON KOKAINË NGA BRAZILI NË…/ Ja roli që kishte SHQIPTARI i arrestuar në Tiranë (EMRI)

31 January, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngarkesë prej 650 kg kokainë, e gjetur pak kohë më parë brenda një kontenieri me kafe në portin e Livornos, ka bërë që autoritetet italiane të zbulojnë aktivitetin e një organizate të specializuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, pjesë e së cilës ishte edhe një

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Dorian Petoku, i cili u arrestua dje në Tiranë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Brasile Low Cost”, që u zhvillua njëkohësisht në Itali dhe Shqipëri. Në operacion, përveç Policisë italiane dhe asaj shqiptare, morën pjesë edhe DEA amerikane dhe Policia zvicerane.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, D.P. 31 vjeç, nga Tirana. Gjykata e Romës, Itali, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike’”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit.

Sipas mediave italiane, që u referohen burimeve policore atje, mësohet se shtetasi shqiptar, Dorian Petoku, në bashkëpunim me një shtetas malazez të arrestuar në Itali, kishin kontakte me shtetasit brazilianë për të gjetur sasi tjetër kokainë. Bëhet fjalë për një sasi prej 7 tonësh kokainë, që fillimisht ngarkohej në avion privat me nga 1 ton dhe transportohej në Itali.

OPERACIONI

Agjentë të infiltruar në bashkëpunim me Guardia di Finanza, Policinë zvicerane dhe DEA-n amerikane u hodhën në sulm për të kapur një sasi rekord droge, 7 ton kokainë e pastër me një vlerë prej 10 milionë eurosh, e destinuar për tregun italian. Kjo sasi nuk u arrit të shpërndahej, pasi organizata me 5 anëtarë u shkatërrua falë operacionit të koduar “Brasile Low Cost”. Kaq elementë do të ishin të mjaftueshme, sipas mediave italiane, për një skenar filmi me narkos në Amerikën Qendrore apo Jugore, e gjithçka mund të merrte spunto nga vetë realiteti.

Bëhet fjalë për një organizatë ndërkombëtare droge, 5 anëtarët e së cilës janë tashmë pas hekurave. Kreu i organizatës konsiderohet italiani Salvatore Casamonica 43 vjeç, tashmë në burg me regjimin “416 bis”, bashkë me të personi që e strehonte, Silvano Mondolesi dhe dy persona të rrezikshëm, një shqiptar, Dorian Petoku, 31 vjeç dhe një malazez, Tomislav Pavlovic, 40 vjeç që merreshin me transportin e mallit.

Pjesë e grupit është edhe një tjetër shtetas italian që, me sa duket, priste mallin në Itali. Marcello Schiaffini, 53-vjeç, mësohet të jetë lënë në masën “arrest shtëpie”. Mbi të pestë anëtarët e grupit rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Shqiptari

Emri i Dorian Petokut, shtetasit shqiptar që u arrestua dje në Tiranë, siç thonë mediat italiane, ka dalë në hetime të shumta kundër trafikut të drogës. Ai konsiderohet gjithashtu si njeriu që ka strehuar trafikantin e njohur Arben Zogu, bashkëkombës i tij, i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Spoletos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI I FMN-SË/ Ahmetaj: Konfirmon rritjen ekonomike dhe uljen e borxhit publik
Previous article “Ata menduan se do të shkëputeshin”, ylli i Manchester Cityt tallet me...

k.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT