• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SPAK-U KA NISUR BETEJËN”/ Artan Hoxha: Berishës dhe familjes së tij i është NDALUAR hyrja në SHBA para dy…
Home
Breaking News

“SPAK-U KA NISUR BETEJËN”/ Artan Hoxha: Berishës dhe familjes së tij i është NDALUAR hyrja në SHBA para dy…

31 January, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari Artan Hoxha u shpreh në Report TV se, sipas burimeve, Berishës dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në SHBA.

“Ka pasur një lajm që ka qarkulluar që para dy javësh, që ka një vendim nga DASH.

Vendimin e merr DASH, në të gjitha rastet e deri tanishme e merr ky institucion.

Është folur se është marrë një vendim edhe për ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij.

Por në rastin konkret kjo qarkullonte si një lajm i pakonfirmuar.

Në seancën e së hënës në parlament, nëse e kujtoni Rama bëri një insinuatë, i tha Berishës që të ka trullosur mesazhi që të ka ardhur, por nuk e vazhdoi më tej.

E tha, mesazhi që të ka ardhur, ti e di nga të ka ardhur. Kjo është gjuha e koduar që përdorin politikanët.

Tani, sot kryeministri bëri kriptimin, publikoi atë që e hodhi javën e kaluar dhe pyetja që iu bë Berishës, n’ mundsh a e kalon oqeanin?

Duke lënë të kuptohet që SHBA e ka ndaluar udhëtimin e Berishës.

Gjëja që më bëri të dyshoj ishte reagimi i Berishës, shpjegimi që nuk udhëton se nuk përfaqëson më zyrtarisht PD-në.

Rama i tha ti ke qenë në Bundestag. Informacioni është që DASH ka bërë një listë, që politikanët shqiptarë nuk do ta kenë kaq të lehtë këtë radhë.

Cdo njeri që ka penguar reformën në drejtësi do të ketë masa.

DASH e ka bërë publik vendimin në rastet e kaluara, ne nuk e kemi marrë vesh ditën kur është marrë.

Burime thonë se ky vendim është marrë, por ne nuk e kemi parë.

Duke pasur parasysh eksperiencën e vendimeve të para, merret vendimi, merret pak kohë më pas publikohet.

Deri tani njerëzit e ndaluar kanë qenë ata që kanë penguar reformën në drejtësi apo kanë pasur lidhje me afera kriminale.

Vendimi thuhet se është marrë për familjen Berisha, por kjo gjë vërtetohet kur të dalë vendimi në faqen zyrtare.

Nëse Rama e ka marrë përmes kanaleve diplomatike dhe e ka hedhur për lojë politike, mua nuk më duket shumë korrekte.

Nuk do të doja të merrej një vendim i tillë, Berisha ka qenë dominuesi i politikës shqiptare për 30 vite, ka marrë të gjitha pozicionet më të larta.

Por nëse është e vërtetë, kemi hyrë në fazën kur SPAK-u ka nisur betejën”, tha Hoxh

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SURPRIZA E RRADHËS/ Turjan Hyska sjell emisionin e ri që do t'ju mbërthejë para ekranit (FOTO)
Previous article INDEKSI I LIRISË EKONOMIKE/ Shqipëria rritet me 13 vende, lë pas edhe shtete të zhvilluara

k.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim Aktualitet

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin Aktualitet

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT