• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“YMER LALA NË KUVEND”/ Deputetja e PDIU i nxjerr “të palarat” Bashës: Ke kërkuar të bashkëpunosh me babain tim
Home
Politikë

“YMER LALA NË KUVEND”/ Deputetja e PDIU i nxjerr “të palarat” Bashës: Ke kërkuar të bashkëpunosh me babain tim

31 January, 2019 F.autor Politikë

Deputetja e PDIU-së, Reme Lala, nga foltorja e Kuvendit ka folur në lidhje me dhënien e llixhave ne Peshkopi, duke i kërkuar qeverisë që të ndalë këtë projekt.

Ndërkohë, ajo i është përgjigjur edhe akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me babain e saj Ymer Lala.

Deputetja ka treguar se si Basha ka tentuar disa herë bashkëpunimin me të.

“Me dashurinë për babain tim dhe krenarinë që kam se jam vajza e tij, një ditë do të tregoj sa herë ke kërkuar për të bashkëpunuar me babain tim. Do i them me data dhe me emra. Por këto një ditë tjetër”, tha Lala.

Pak me pare Basha tha: Sic ju thamë prej ditës së parë, e morët me pazaret që keni bërë me krimin dhe kur e lidh fatin me kriminelët nuk ka si të bëhet vonë për shqiptarët e thjeshtë. Kur e lidh fatin me Ymer Lalën nuk të çahet koka për dibranët e thjeshtë. Kur e lidh fatin me Emiljano Shullazin dhe Dritan Dajtin nuk të bëhet vonë as për pensionistët dhe as banorët e Tiranës dhe as të Astirit apo ato bulevardit të ri. Është fare e qartë çfarë ka ndodhur nëse mendoni se mund ta shtyjmë kështu është gabim.

Gjithashtu Lala në fjalën e saj tha:

“Si dibrane dhe si deputete unë ngre sot dyshime për këtë leje të papritur, dyshime për keqpërdorim të lejes, të kësaj pasurie, gjej ngërçe, pikëpyetje, dilema për këtë. I bëhet dëm madhor gjithë Dibrës, rrënim i familjeve, rrënim për Dibrën.  Zoti kryeministër ndërhyni sot të mos u lënë rrugë, atyre personave që i kanë bërë familjet dibrane të qajnë, e tani nxitojnë tu fshijnë lotët.

Për mua problemi nuk zgjidhet në FB dhe Instagram, as nuk dua të marr flamurin e tu them atyre se këtë hall e zgjidh unë, ata këtë e presin nga ju, flamurin kush e zgjidhi hallin le ta tundë kush të dojë.

Llixhat nuk kanë nevojë për llogje të dashur patriotë, duan studim fizibiliteti të detajuar, duhen shëruar që ato të na shërojnë, unë si përfaqësua e Dibrës, që e ndiej dhe kam të qartë për zgjidhjen do nxis qeverinë për një zgjidhje të argumentuar, dhe nxitjen e pushtetit lokal për të propozuar zgjidhjen më të mirë për këtë qëllim, kush ka qenë aty ka ndjerë erën e rëndë, kjo leja e dhënë mban erë të qelbur e korruptive, ju lutem kryeministër dilni në foltore dhe drejtojuni dibranëve.

 Unë jam këtu, për të folur në këtë foltore ku fjala ka peshë”, tha Lala.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOHË TË VËSHTIRA PËR YLLIN BRAZILIAN/ “Mos më çani…”, Neymar shpërthen ndaj gazetarëve (VIDEO)
Previous article VRASJA E ISH-POLICIT NË TIRANË/ Detajet e REJA: Atentatorët e kishin ndjekur Arben Bilalin nga...

F.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT