11 mjete janë përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnatës ku mjeti tip benz me targa AA 272 RB ka humbur kontrollin duke përplasur 10 mjete të tjera. Shkak i humbjes së kontrollit dyshohet shpejtësia e lartë.
Nga aksidenti ngeli i plagosur drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’, i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendgjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


