• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ËSHTË SKENAR…”/ Media ruse: S’ka presion të SHBA mbi Kosovën
Home
Rajon

“ËSHTË SKENAR…”/ Media ruse: S’ka presion të SHBA mbi Kosovën

31 January, 2019 k.autor Rajon

“Pezullimi 120-ditor për taksat e mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është një opsion i mundshëm edhe nëse qeveria bie, siç njoftoi Haradinaj”, kështu fillon shkrimin media ruse Sputnik.

Kriza në dukje e ashpër e politikës po trondit Kosovën dhe dëshmia e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj tregon se qeveria mund të bjerë këtë javë. Sipas mediave të Kosovës, këto ditë ka pasur një çarje të mpretë midis presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haradinaj e hodhi poshtë propozimin e partnerit të koalicionit, Kadri Veseli për pezullimin e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina për 120 ditë dhe në vend të kësaj sugjeroi që SHBA-të dhe BE të iniciojnë mbajtjen e një konference ndërkombëtare që do të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila do të nënkuptonte njohjen reciproke, shkruan Sputnik, transmeton lajmi.net.

Një politikan nga Graçanica, Stefan Filipoviç, tregon për Sputnik se në qoftë se do të ketë rënie të qeverisë, atëherë ky është një skenar i paracaktuar dhe deklarata e Haradinajt do të ishte vetëm përgatitje e terrenit për një gjë të tillë.

Sipas tij, vetëm njerëzit naivë mund të besojnë se ekziston presioni nga SHBA-të ose vendet e kuintit për Kosovën, sepse vetë Haradinaj në mënyrë të përsëritur ka thënë se “politika e jashtme e Kosovës është jashtë Kosovës”.

“Natyrisht që ka një lloj mosmarrëveshje midis Haradinajt dhe Thaçit, që është një faktor kyç politik në Kosovë. Ai që injoron dhe nënvlerëson Thaçin apo atë që ai e kupton për dinamikën politike në Kosovë, ai nuk do të jetë në gjendje të parashikojë asgjë. Kujtojmë se një javë më parë ishte një periudhë e heshjes mediatike të Thaçit dhe papritmas u shfaq me tezën se taksat duhet të bien. Veseli po luan një lojë në mes”, tha Filipoviç.

Filipoviç tha se një pezullim 120 ditor mbi taksat e mallrave të Serbisë dhe BeH është një opsion i mundshëm.

Ai ka theksuar se nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013, proceset zgjedhore në Beograd dhe Prishtinë varen reciprokisht dhe saherë që zgjedhjet mbahen në Serbi ose Kosovë, gjitha negociatat vazhdojnë.

Filipoviç thotë se nuk ka presion nga SHBA-të në Kosovë, sepse nëse SHBA vendosin se diçka do të ndodhë në Kosovë, ajo do të ndodh, dhe kjo nuk vlen vetëm për Kosovën por edhe për Maqedoninë.

Sputnik ka shkruar gjithashtu se lojëra të tilla të vendeve të kuintit nuk janë asgjë e re, por këto lojëra nuk duhet të ndikojnë në stabilitetin ekzistencial dhe sigurinë fizike të qytetarëve të Kosovës.

Filipoviç beson se ideja e një konference ndërkombëtare, siç Haradinaj pretendon, që është, pa forca ndërkombëtare që janë të favorshme për Serbinë, nuk është realiste.

“Dhe nëse tani do të mbajmë një konferencë për të marrë pjesë edhe Rusia dhe Kina, ne e dimë se ata do të mbajnë anën e Serbisë, përsëri nuk do të ketë zgjidhje”.

Filipoviç tha se pavarësisë së Kosovës nuk është temë dhe kujton se Edi Rama ofroi karrige ministrore në Qeverinë e Shqipërisë për një djal nga Kosova, gjë që sipas tij tregon se e vërtetë është tema e Shqipërisë së madhe.

Prandaj, nuk përjashtohet që në të ardhmen e parashikueshme, Qeveria e Shqipërisë të ketë ministra nga Maqedonia, por edhe nga Mali i Zi.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI KONTROLLIN/ "Benzi" merr përpara 10 mjete në Vlorë, plagoset...
Previous article E TRISHTË/ Ndërron jetë aktori i njohur amerikan

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT