Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, nga Komisioni i Ligjeve ku është diskutuar rregullorja e re e Kuvendit u shpreh se miratimi i saj duhet bërë me konsensus të të gjitha palëve.
“Përputhja e rregullores me kodin e sjelljes dhe këtë e kemi diskutuar. E ritheksoj ky material punë është në dispozicion të grupeve parlamentare. Pavarësisht bisedave që kemi zhvilluar, që gjithë kjo frymë pozitive të jetë dhe kjo nuk kalon pa dakordësinë tuaj. Anëtarët e këshillit të mandateve nuk i janë referuar rregullove por kushtetutës.
Me lejoni që te jemi të sinqertë, që duhet të jeni vetëm dy grupe parlamentare dhe kjo tre. Kjo puna që disa deputetë të PD shkojnë që të bëhen si republikan, kjo nuk është e drejtë. Që qytetarë të paguajnë 30 milionë lekë që të mbahet një grup parlamentar që nuk ekziston, duhet të marrë fund.
Në përfundim dua të jetë transparente për të gjithë publikun, dokumentit që kemi përpara ka 63 nene, ku vetëm 6 janë propozime të PS. 13 të PD dhe 24 reflektimi i IBA i Be dhe propozime që kanë ardhur nga stafi i Kuvendit dhe nga Kushtetuta.
Dy nenet që janë marrë nga Kushtetuta ne nuk duam ti ndryshojmë, por ua lëmë ju në dori ti shkruani si të doni. Sa të jemi në shumicë rregullorja do të miratohet me konsensus të plotë”, u shpreh Balla gjatë fjalë s së tij në Komision.



