• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHIME NË RREGULLOREN  E KUVENDIT/ PS: Heqja e imunitetit të deputetit, vetëm me prova nga Prokuroria
Home
Politikë

NDRYSHIME NË RREGULLOREN E KUVENDIT/ PS: Heqja e imunitetit të deputetit, vetëm me prova nga Prokuroria

30 January, 2019 F.autor Politikë

Komisioni Parlamentar i Ligjeve diskutoi sot ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Opozita shprehu kundërshti që në fillim duke pretenduar se Rregullorja e Kuvendit duhet të shqyrtohet në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores dhe jo te Ligjet. Sipas propozimeve të reja në Rregulloren e Kuvendit, Prokuroria detyrohet që të japë prova në Këshillin e Mandateve kur kërkon heqje imuniteti për një deputet. Ndërsa PD është shprehur kundër këtij ndryshimi.

Kreut i Ligjeve, Ulsi Manja tha se ishte bojkoti i gjatë i opozitës bëri që Këshilli ta kishte të pamundur të punonte mbi draftin dhe e kaloi atë te ky komision. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se me ndryshimet në Rregullore maxhoranca po tenton të rikthejë imunitetin e deputetit. Sipas tij, maxhoranca ka frikë nga ligji për shkak të aferave korruptive.

Por për kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i pranishëm në komisionin parlamentar të ligjeve për mbrojtjen e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, drafti do të kalojë në Kuvend edhe me votat e opozitës. Sipas tij, nga 12 ndryshimet në dokument, 6 janë propozuar nga opozita.

Debati te Komisioni i Ligjeve

Enkelejd Alibeaj: Ky komisioni ynë nuk ka kompetenca të bëjë këtë diskutim. Ju nuk kaloni në Këshillin e Rregullores sepse atje jemi 5 me 5. Do të jetë lapsus. Gabim. Hiqeni nga rendi i ditës.

Ulsi Manja: Nuk është lapsus. Bojkoti juaj i vjeshtës e pamundesoi punën në Këshillin e Rregullores ndaj e kaluam në këtë komision.

Enkelejd Alibeaj: Qëllimi juaj është të riktheni imunitetin e deputetit.

Vasilika Hysi: Jo, jo. Mos abuzo.

Enkelejd Alibeaj: Doni të mbroni deputetët nga ndjekja penale. Kaq shumë keni vjedhur? Kaq frikë ju ka kapur?

Taulant Balla: Nuk i bëjmë gabimet që bëtë ju në 2010 dhe 2011. Në këtë draft 6 propozime janë nga ne, 12 janë nga opozita. Falenderoj Alibeajn që ka punuar për këtë dokument. Nuk miratohen ndryshimet në rregulloren e Kuvendit pa konsensusin e opozitës. Libri i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë duhet të përditësohet sepse është shumë e vjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIME NË RREGULLOREN E KUVENDIT/ Balla-opozitës: Të marrë fund krijimi i grupeve parlamentare si ai i PR me…
Previous article PASI THA SE ISHTE HOMOSEKSUAL/ Aktorin e njohur e rrahin dhe i derdhin substanca kimike aktivistët homofobë

F.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT