• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DRAFTI/ Nga arrestimi i deputetëve te pagesa e bojkotit, zbardhet rregullorja e re e Kuvendit
Home
Politikë

DRAFTI/ Nga arrestimi i deputetëve te pagesa e bojkotit, zbardhet rregullorja e re e Kuvendit

30 January, 2019 F.autor Politikë

Nëse Prokuroria do të kërkojë heqjen e imunitetit të një deputeti, provat e hetimit duhet t’ua paraqesë edhe anëtarëve të Këshillit të Mandateve.

kuvend-bojkot

Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë sot projektvendimin, i cili parashikon ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, ku në të është parashikuar edhe ndryshimi i procedurës në rastet kur konstatohet kryerja e veprave penale nga ana e ligjvënësit.

Gazeta “Panorama” zbardh draftin, i cili do të kalojë për miratim në komision. Konkretisht, bëhet fjalë për ndryshimin e mënyrës së deritanishme kur Prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetëve. Sipas ndryshimit, kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, kontrollit personal ose të banesës, i paraqitet kryetarit të Kuvendit nga prokurori dhe kërkesa duhet të përmbajë një relacion të arsyetuar dhe të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën.

Deri më tani, Prokuroria ka kërkuar arrestimin e deputetëve bazuar në indicie dhe dyshime të arsyeshme. Një tjetër ndryshim ka të bëjë me zhvillimin e seancës. Në nismën e depozituar në Kuvend, nenit 118, i është shtuar një pikë, e cila parashikon që Kuvendi, në seance plenare, për arsye të mbrojtjes së të dhënave, mund të zhvillojë diskutimin me dyer të mbyllura. Në rregulloren në fuqi të Kuvendit nuk parashikohet mundësia që seanca të zhvillohet më dyer të mbyllura. Krahas kësaj, parashikohet gjithashtu edhe një ndryshim tjetër, i cili vështirëson punën e organit të akuzës në rastet kur kërkon ndjekjen penale të ligjvënësve.

Në rregulloren e re të Kuvendit përcaktohet se: “Shqyrtimi i çështjes në Këshillin e Rregullores, Mandatet dhe Imunitetit, kryhet nëpërmjet një procedure që i garanton deputetit, ndaj të cilit kërkohet autorizimi për procedim, të drejtën për t’u informuar në kohë, për t’u pyetur, për t’u dëgjuar dhe për të bërë pyetje ndaj kërkuesve të autorizimit si dhe për të paraqitur shpjegimet e tij.

Në përfundim të diskutimit, Këshilli i Rregullores, brenda një jave, harton raportin për në seancë plenare. Raporti rekomandon miratimin ose rrëzimin e kërkesës për dhënie autorizimi për procedim”. Kësisoj, Kuvendi në vetvete merr atributet e një Gjykate, ku vendimin për dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë të një deputeti duhet ta vendosë organi ligjvënës dhe jo Gjyqësori.

BOJKOTET

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit prekin edhe fushën e bojkoteve parlamentare nga ana e grupimeve parlamentare. Duke marrë për bazë praktikën e deritashme të bojkotit parlamentar nga grupime politike, si edhe për të mos rrezikuar djegien e mandateve të tyre, një ndër ndryshimet që është futur në Rregulloren e re të Kuvendit është edhe konsiderimi i bojkotit si veprimtari parlamentare.

Konkretisht, në Nenin 40 të rregullores është parashikuar të shtohet edhe një fjali, e cila përcakton se: “Veprimtari parlamentare, në kuptim të kësaj Rregulloreje, përbën edhe mospjesëmarrja e deputetëve në seanca plenare apo komisionet parlamentare, e cila vjen si rezultat i qëndrimit dhe vendimmarrjes politike të grupit parlamentar me akt të dokumentuar”.

NDRYSHIMET E LIGJIT

BOJKOTI

Në këtë mënyrë, çdo deputet, i cili bojkoton punimet e Kuvendit si rezultat i një vendimi politik të grupit ku ai bën pjesë, ai do të mund të marrë shpërblimet financiare për shkak se me ndryshimin e parashikuar bojkoti quhet si veprimtari parlamentare.

Veprimtari parlamentare, në kuptim të kësaj Rregulloreje, përbën edhe mospjesëmarrja e deputetëve në seanca plenare apo komisionet parlamentare, e cila vjen si rezultat i qëndrimit dhe vendimmarrjes politike të grupit parlamentar me akt të dokumentuar.

KËRKESAT PËR ARRESTIM
Kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, kontrollit personal ose të banesës, i paraqitet kryetarit të Kuvendit nga prokurori. Kërkesa përmban një relacion të arsyetuar dhe të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën.

Kryetari i Kuvendit, pas konsultimit me Këshillin, cakton dy relatorë për çështjen, respektivisht nga shumica dhe opozita parlamentare.

Deputetit, ndaj të cilit kërkohet autorizimi për procedim, i vihet në dispozicion kërkesa dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha kur Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës.

Në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin merr fjalën prokurori, i cili paraqet arsyet e kërkesës drejtuar Kuvendit. Pas paraqitjes së kërkesës, çdo anëtar i Këshillit ka të drejtë t’i drejtojë pyetje prokurorit.

Shqyrtimi i çështjes në Këshill kryhet nëpërmjet një procedure që i garanton deputetit, ndaj të cilit kërkohet autorizimi për procedim, të drejtën për t’u informuar në
kohë, për t’u pyetur, për t’u dëgjuar dhe për të bërë pyetje ndaj kërkuesve të autorizimit si dhe për të paraqitur shpjegimet e tij.

Përpara diskutimit të çështjes, kryetari i Kuvendit fton dy relatorët të paraqesin vlerësimin e përgjithshëm mbi çështjen që shqyrtohet. Më pas vijohet me diskutimin në
Këshill. Në përfundim të diskutimit, Këshilli, brenda një jave, harton raportin për në seancë plenare. Raporti rekomandon miratimin ose rrëzimin e kërkesës për
dhënie autorizimi për procedim. Raporti i Këshillit u shpërndahet menjëherë deputetëve dhe bëhet publik.

Si rregull, mbledhja e Këshillit, për pikat 6-8 të këtij neni, zhvillohet me dyer të hapura. Këshilli, për arsye të mbrojtjes së të dhënave, mund të zhvillojë diskutimin me
dyer të mbyllura.

Kuvendi në seancë plenare, për arsye të mbrojtjes së të dhënave, mund të zhvillojë diskutimin me dyer të mbyllura.

Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose
mosdhënien e autorizimit për procedim brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ESKOBARI I BALLKANIT"/ Kalvari me drejtësinë, zgjidhen gjyqtarët për dosjen e Balilit (EMRAT)
Previous article U PËRFOL PËR NDARJE ME BOATENGUN/ Ja çfarë ka bërë së fundmi gruaja e tij (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT