• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA NË VENEZUELË/ Bllokohen asetet e Guaidos, Gjykata Supreme jep vendimin për liderin e opozitës
Home
Nderkombetare

KRIZA NË VENEZUELË/ Bllokohen asetet e Guaidos, Gjykata Supreme jep vendimin për liderin e opozitës

30 January, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Gjykata supreme në Venezuelë ka urdhëruar ndalimin e daljes nga vendi të liderit të opozitës Juan Guaido, si edhe ka ngrirë llogaritë e tij bankare.

Lëvizja vjen në mesin e përshkallëzimit të përplasjes së pushtet, pasi Guaido shpalli veten president në detyrë, javën e shkuar.

Ai është mbështetur deri më tani nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë Shqipërinë, ndërsa Nikolas Maduro në anën tjetër ka aleatë të rëndësishëm, mes të cilëve edhe Rusinë.

Siç raporton ”Top Channel”, opozita ndërkohë i ka kërkuar mbështetësve të saj të marrin pjesë në një protestë paqësore dy orëshe, gjatë ditës. Nuk dihet nëse vetë Guaido do të marrë pjesë në protestë apo jo.

Një grup vendesh nga Amerika e Veriut dhe e jugut kanë kundërshtuar ndërkohë një përfshirje ushtarake të jashtme në vend.

Ministri i jashtëm i Perusë, i tha grupit Lima, ku bëjnë pjesë 14 shtete amerikane, mes të cilëve edhe Kanadaja, se duhet të gjendet një zgjidhje paqësore për Venezuelën, duke kundërshtuar një ndërhyrje ushtarake.

Zyrtarët amerikanë ndërkohë kanë thënë se të gjitha opsionet për zgjidhjen e krizës, janë në tryezë. Venezuela ndërkohë përballet me probleme ekonomike akute dhe javët e fundit është regjistruar edhe një rritje e dhunës.

Protesta janë mbajtur në të gjithë vendin, që kur Maduro nisi mandatin e tij të dytë, më 10 janar. Ai u rizgjodh vitin e kaluar në zgjedhje që u kontestuan jo pak, ku shumë kandidatë të opozitës u ndaluan të kandidonin apo u burgosën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “PAGUHEN QË TË MI NGARKOJNË MUA TË GJITHA"/ Shqiptari i akuzuar për vrasjen e studentes greke ngre dyshime për...
Previous article DUKE QËNDRUAR NË STOL/ Kamerat zbulojnë Iscon: Ja pse nuk luaj te Real Madrid

F.autor

Postime të ngjashme

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT