• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RRITJE REALE…/ FMN konfirmon prirjen pozitive të ekonomisë shqiptare  (FOTO)
Home
Ekonomi

RRITJE REALE…/ FMN konfirmon prirjen pozitive të ekonomisë shqiptare (FOTO)

29 January, 2019 k.autor Ekonomi

Bordi Ekzekutiv i FMN në datë 23 Janar-2019 miratoi raportin e radhës të Stafit të FMN, bazuar mbi gjetjet e misionit të fundit të tij në Shqipërinë gjatë periudhës 6 – 20 Nëntor, 2018. Raporti konfirmon prirjet pozitive të ekonomisë shqiptare në terma rritje ekonomike falë zbatimit të reformave të ndjekura.

Ndër të tjera, FMN deklaron se:

Nga të dhënat më të fundit të Produktit të Brendshëm Bruto, Stafi i FMN ka rishikuar në rritje vlerësimin e tij për rritjen reale ekonomike të vitit 2018, në 4.2%.

Stafi i FMN vlerëson se borxhi publik total bruto (pa përfshirë “arrears”) për vitin 2018 ësthë në nivelin 67.2% e PBB, 1.7 pikë përqindje më i ulët se sa projeksioni respektiv i bërë në raportin e Stafit të FMN, rrjedhojë kjo e një deficiti më të ulët se sa parashikohej si dhe vlerësimit të kursit të këmbimit. Këto efekte priten të jenë permanente, kështu që rrjedhimisht reduktojnë nivelet e projektuara të borxhit përgjatë horizontit kohor të projeksioneve në vijim.

Me nota pozitive vlerësohet dhe emetimi i suksesshëm i Eurobondit të Shqipërisë pre 500mln Euro në Tetor të vitit 2018 me një maturitet 7 vjet dhe me terma të favorshme

Duke përshëndetur progresin e deritanishëm, Bordi Ekzekutiv thekson se është e rëndësishme të përfundohet reforma gjyqësore në vazhdim dhe të forcohen përpjekjet kundër korrupsionit. Drejtorët theksuan nevojën për të reduktuar informalitetin, duke ruajtur një sistem tatimor të thjeshtë dhe të ndershëm, duke mbajtur përmirësime në mbledhjen e taksave dhe duke rritur cilësinë e shërbimeve publike.

FMN mirëpriti ndryshimet e planifikuara në legjislacionin PPP për të rritur rolin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si një rojtar në mbajtjen e kostos fiskale potenciale të PPP-ve, si një hap i parë i dobishëm. Gjithashtu do të jetë kritike për të siguruar vlerën për para përmes një procesi konkurrues të ofertimit për të gjitha projektet duke ndaluar pranimin e propozimeve PPP të pakërkuara

Qeveria është duke punuar ngushtësisht me FMN/BB/BE për konsolidimin e proceseve vendimmarrëse dhe forcimin e njësisë së menaxhimit të investimeve publike në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ARDHMJA E OZILIT ËSHTË.../ Arsenali e ofron për të marrë mesfushorin francez
Previous article "BRENDA NJË VITI"/ Kurë kundër kancerit brenda një viti, thonë shkencëtarët

k.autor

Postime të ngjashme

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë Ekonomi

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit Ekonomi

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT