• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VETËM 5 ÇUDIBËRËSIT”/ Lëngjet që mjekët sugjerojnë për të mbajtur larg sëmundjen e…
Home
Shëndet

“VETËM 5 ÇUDIBËRËSIT”/ Lëngjet që mjekët sugjerojnë për të mbajtur larg sëmundjen e…

29 January, 2019 k.autor Shëndet

Një tru i shëndetshëm luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit tonë të përgjithshëm. Kjo sepse truri është përgjegjës për ruajtjen e informacionit dhe kontrollin e të gjitha funksioneve trupore.

Ndonjëherë, shumica prej nesh mund të neglizhojnë shëndetin tonë mendor për mirëqenien fizike. Kur jemi të rinj, nuk i konsiderojmë gabimet e kujtesës të rrezikshme. Gjërat që harrojmë, për shembull vendin ku kemi lënë çelësat ose kur nuk jemi në gjendje të kujtomë se çfarë kemi në frigorifer, janë incidente të zakonshme që mund të ndodhin në çdo kohë. Ndërsa plakemi, të njëjtat episode kthehen në zakon të përditshëm. Shifrat në botë flasin për një rritje progresive të të moshuarve, që vuajnë nga demenca. “Një rast i ri i demencës regjistrohet çdo 4 sekonda në botë”, thonë statistikat. Demenca është një sëmundje e dëmshme, pasi ndikon në shëndetin mendor. Njerëzit fillojnë të harrojnë gjërat. Kjo harresë mund të shkaktojë më shumë dëme sesa mund të mendojmë dhe në këtë mënyrë përfundimisht kërkohet kujdes mjekësor. Bëhet frustruese për një person kur nuk mund të kujtojë diçka gjatë një bisede, ose ka vështirësi për të kujtuar gjëra të zakonshme, si punët e përditshme. Një problem i rëndësishëm është supozimi se funksioni i trurit përkeqësohet me moshën. Truri juaj mund të pësojë ndryshime me kalimin e moshës, por humbja e tepruar e kujtesës nuk është normale. Ju duhet të kontrolloheni te mjeku menjëherë, nëse ndjeni se aktiviteti juaj i trurit po përkeqësohet dhe ju ndodh të harroni më shpesh.

PËRMIRËSIMI

Por çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar këtë situatë. Ekspertët e shëndetit sugjerojnë që të modifikoni stilin tuaj të jetesës. Ka metoda të ndryshme për të rritur kujtesën tuaj, siç është aktiviteti fizik dhe dieta ushqimore. Aktiviteti fizik mund të ndihmojë në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në tru. Gjithashtu, ul rezistencën e insulinës dhe inflamacionin. Tani le të ndalemi në rolin e ushqimit në përmirësimin e kujtesës dhe përqendrimit. Sigurisht, një regjim i kujdesshëm ushqimor, i përbërë nga lëndë ushqyese esenciale është thelbësor për trurin tonë. Omega 3 është një lëndë ushqyese e njohur për përmirësimin e funksioneve njohëse. Ushqime të tjera që ndihmojnë në përmirësimin e përqendrimit janë vezët dhe ushqimet me bazë bimore që janë të larta në përmbajtjen e antioksidantëve. Por si mund t’i inkorporojmë ushqime të tilla në dietën tonë për të pasur rezultate sa më të mira?! Një metodë e thjeshtë dhe efektive janë konsumimi i lëngjeve. Ato mund të përgatiten shpejt dhe janë të dobishme për forcimin dhe përmirësimin e funksioneve njohëse

LËNGU I PANXHARIT

Panxhari përmban lëndë ushqyese përfshirë folatin, magnezin, hekurin dhe vitaminën C. Kjo është e favorshme për shëndetin për shkak të përmbajtjes së lartë të oksidit nitrik. Gazrat e nitrateve konvertohen në nitrite, që ndihmojnë në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në tru. Për të vërtetuar këtë karakteristikë të panxharëve janë kryer disa eksperimente. Disa njerëzve iu rekomandua që të konsumonin lëng panxhari dhe truri i tyre u skanua para dhe pas konsumimit të kësaj pijeje. Rezultatet treguan se pas pirjes së lëngut, qarkullimi i gjakut u përmirësua ndjeshëm

LËNG KAROTE

Lëngu i karotës përmban ushqyes të ndryshëm, që mbështesin shëndetin mendor dhe funksionet njohëse. Karotat janë të pasura me kalium që nxit funksionimin normal të trurit, duke parandaluar goditjen në tru. Është gjithashtu një burim i shkëlqyer i beta-carotene, një substancë e njohur për rritjen e fuqisë së trurit. Hulumtimet tregojnë se stresi oksidativ lidhet me rënien e funksioneve njohëse dhe përkeqësimin e trurit. Beta-carotene redukton stresin oksidativ, duke përmirësuar funksionimin e trurit.

LËNGU I SHEGËS

Shega është e mbushur me antioksidantë, phytochemicals dhe komponimet e tjera që janë të dobishme për shëndetin mendor. Antioksidantët janë të dobishëm sepse mbrojnë qelizat nga dëmtimet e radikaleve të lira. Studimet kanë provuar se lëngu i shegës mund t’ju mbrojë edhe kundër sëmundjes së Alzheimerit.

KAKAO

Kakao gjithashtu përmban flavonoide, që ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, duke ulur kështu rrezikun e goditjes. Ata ruajnë qelizat nga dëmtimet dhe përmirësojnë qarkullimin në tru. Flavonoidet në kakao janë të njohur për rritjen e vëmendjes dhe të kujtesës. Një studim zbuloi se individët që konsumonin kakao në baza ditore ndjenin një përmirësim të dukshëm në aftësitë e tyre të të menduarit.

ÇAJ JESHIL

Çaji jeshil gjithashtu njihet për dobitë shëndetësore. Hulumtimi i kryer në Kinë zbuloi se ata që konsumonin të paktën një filxhan çaji jeshil çdo ditë kishin shanse më të ulëta për t’u prekur nga demenca. Çaji jeshil përmban dy antioksidantë dhe flavonoide; duke ju mbrojtur gjithashtu nga rreziku i sëmundjes së Alzheimerit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përçahet opozita/ Agron Duka kundër PD: Një utopi e parealizueshme, kërkesa për "qeveri tranzitore pa Edi Ramën!"
Previous article LEONARDO E DËSHIRON NË KLUB/ Milani pranë akordit me talentin nigerian...

k.autor

Postime të ngjashme

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT