• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJOVALIN KOLA/ “Viti i Skëndebeut” dhe statuja e harruar në Bruksel…
Home
Blog

GJOVALIN KOLA/ “Viti i Skëndebeut” dhe statuja e harruar në Bruksel…

10 December, 2017 Ina.Autor Blog

Gjovalin Kola

Ndër personalitetet e huaja që kanë statujë në Bruksel është edhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Në piedestalin e saj është shkruar ky kushtim: « Heroit kombëtar, udhëheqësit të lavdishëm të shqiptarëve, mbrojtësit të atdheut dhe të civilizimit evropian, me rastin e pesëqind vjetorit të vdekjes. Me mirënjohje të thellë, nga emigrantët shqiptarë në botën e lirë.

» E realizuar në vitin 1968, kur Bashkimi Evropian kishte vetëm gjashtë vendet themeluese, kjo vepër kishte edhe një kuptim simbolik. Pavarësisht pasojave të historisë së largët dhe izolimit nga regjimi komunist, ajo linte të hapur rrugën që edhe shqiptarët t’i bashkoheshin Evropës në një të ardhme të afërt. Pra statuja shpreh, në njëfarë mënyre, të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Aty shqiptarët bëjnë fotografi, mitingje, koncerte, takime përvjetorësh, pavarësisht përkatësive të ndryshme fetare, politike, origjinës, moshës etj.

Megjithatë, në sytë e tyre, kjo skulpturë nuk është në lartësinë e përfytyrimit të tyre për heroin. Piktorë e njohës të artit mendojnë se kjo vepër nuk i përmbush vlerat e duhura estetike. Edhe vizitorit të zakonshëm i bie në sy shpata që është e barabartë me trupin e shtatores! E ngritur me nxitim e me mjete të pamjaftueshme, e sabotuar në prapaskenë nga ambasada e Shqipërisë komuniste, në Paris, si një “vepër e tradhtarëve dhe armiqve të popullit”, ajo nuk i përmbush vlerat e një vepre të denjë artistike. Për këtë arsye, komuniteti shqiptar në Belgjikë ka dashur ta zëvendësojë këtë statujë me një bust, ose me një tjetër statujë me më të bukur e më domethënëse.

Shoqata e ndividë të ndryshëm janë treguar të gatshëm të ndihmojnë për një gjë të tillë. Kjo përpjekje u shoqërua para 4-5 vjetësh me suksesin e parë, atë të lejes administrative. Në emër të bashkisë së Schaerbeek-ut, shefi i marrëdhënieve evropiane, Etienne Noel, qe shprehur se do të ndihmonte që ky ndryshim të realizohej. Madje ai propozoi që në statujën e re, në vend të kushtimit ekzistues, të vihej shprehja e njohur që i atribuohet Skënderbeut, gjithmonë aktuale, sipas tij: « Lirinë nuk jua solla unë, por e gjeta këtu, në mesin tuaj. »

Por ky projekt nuk u realizua asnjëherë. Gjatë vizitave të tyre në Bruksel, pas rënies së komunizmit e këndej, asnjë President, Kryeministër apo ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë nuk ka shkuar në sheshin Prévost-Delaunay, pranë parkut Josaphat, në Schaerbeek, për të parë gjendjen e statujës së Skënderbeut dhe për të marrë përsipër restaurimin apo zëvendësimin e saj. Ajo ka mbetur po në gjendjen e vitit të largët 1968…

A do të kujtohet njeri për këtë statujë në këtë vit jubilar?! Apo do të përdoret emri i tij, edhe kësaj radhe, për qëllime thjesht politike e elektorale?! Në editorialin e tij për të përditshmen Tema, më 28 nëntor, “Që Skënderbeu të mos bëhet heroi që na prish me Perëndimin”, gazetari dhe analisti i njohur, Mero Baze, tërheq vëmendjen që ky përkujtim të mos kthehet në një fushatë për të demonstruar nacionalizmin shqiptar. Siç dihet, deklaratat dhe manovrat “nacionaliste” të liderve shqiptarë, të djathtë apo të majtë, janë kritikuar ashpër nga Brukseli zyrtar.

BE refuzon prerazi të tilla manifestime që dëmtojnë marrëdhëniet me vendet fqinje dhe shqetësojnë partnerët ndërkombëtarë. Këtë e tregoi edhe qëndrimi ndaj politikanëve nacionalistë të Katalonjës, në Spanjë. Kështu që, në vend të një kalkulimi të gabuar për të nxjerrë përfitime politike edhe nga ky jubile, ky vit i Skënderbeut është mirë të shërbejë, siç shkruan Baze, që “të bëjmë detyrat që na ka lënë Evropa, të plotësojmë standardet e anëtarësimit”, për të çelur negociatat me BE-në brenda 2018-s.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nicole Kidman merr dhuratë nga bashkëshorti ish-shtëpinë e Michael Jackson (FOTO)
Previous article PD duhet të përballet me akuzat e drejtësisë amerikane për pastrim parash dhe ryshfet 120 milion dollarë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT