• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD duhet të përballet me akuzat e drejtësisë amerikane për pastrim parash dhe ryshfet 120 milion dollarë
Home
Shqipëri

PD duhet të përballet me akuzat e drejtësisë amerikane për pastrim parash dhe ryshfet 120 milion dollarë

10 December, 2017 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Deputeti Ervin Bushati këkrkoi sot që PD të përballet me drejtësine shqiptare për këto akuza.

“Janë 1 milion dollarë para të pista, të cilat nuk dihet se nga vijnë dhe as se kush i pagoi. E vetmja gjë që dihet është se ato janë paguar nga parajsat fiskale për t’i shpëtuar deklarimit dhe se nuk janë pjesë e formularit të deklarimit të Partisë Demokratike në KQZ.

Këto nuk janë prova të siguruara prej nesh, por janë dokumente zyrtare të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Nëse Basha e konsideron edhe këtë institucion si “të blerë” nga Partia Socialiste, të paktën të dalë dhe ta thotë në sytë e të gjithë shqiptarëve.

Një tjetër skandal për të cilin Partia Demokratike vazhdon të heshtë, është ai i publikuar në rrjetin prestigjioz të informacionit, “Bloomberg”.

Ky rrjet ndërkombëtar publikoi më parë, gjatë javës, prova të pakundërshtueshme se si gjysma e shumës së fituar nga tenderi i Skanimit të Kontenierëve u transferua menjëherë nga kompania fituese tek xhepat e Qeverisë Berisha. Bëhet fjalë për më shumë se 100 milionë dollarë të transferuar në prag të zgjedhjeve të 2013, një skandal ky i denoncuar që në atë kohë nga ana e Partisë Socialiste.

Përsëri nuk është qeveria, por një media amerikane ajo që tregon sesi pak muaj pasi fitoi tenderin me vlerë 250 milionë dollarë, kompania amerikane transferoi 49% të aksioneve në një kompani fantazmë të kontrolluar nga Berisha për 490 lekë të vjetra.

Një gjysmë që vlente më shumë se 100 milionë dollarë, e transferuar pa asnjë justifikim, sa për vlerën e një kafeje.

Megjithatë, nëse Partia Demokratike ka zgjedhur të heshtë përsëri, ashtu siç ka bërë edhe me CEZ-in, me Gërdecin, me 21 Janarin apo me sa e  sa skandale të tjera, është e drejta e saj ta bëjë këtë.

Ajo që nuk mund të heshtë është Prokuroria, e cila duhet të kishte nisur me kohë një hetim mbi bazën e këtyre provave të publikuara.

Prokuroria e Shtetit, me heshtjen e saj, rrezikon të bëhet palë e këtyre aferave. Provat janë këtu, të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë por edhe nga “Bloomberg”, rrjet informativ që ka inkriminuar me emër e mbiemër të gjithë personat e përfshirë në këtë aferë.

Është detyra e Prokurorisë që të tregojë se në këtë vend mund të ketë drejtësi.

Ndaj Partia Socialiste i bën edhe një herë më shumë thirrje Prokurorisë që të rikthehet në shërbimin e qytetarëve, e të nisë sa më shpejt hetimet lidhur me këto dy afera korruptive, të cilat për fatin e keq nuk janë të vetmet në “librin e zi të korrupsionit” të Partisë Demokratike.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJOVALIN KOLA/ “Viti i Skëndebeut” dhe statuja e harruar në Bruksel…
Previous article Negociatori i Brexit në Britani: Ne nuk do të paguajmë " faturë divorci" për Bashkimin Europian

k.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT