• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BOMBAT NË FILIPINE DHE NIGERI/ Militantët e ISIS-it marrin përgjegjësinë për sulmet
Home
Nderkombetare

BOMBAT NË FILIPINE DHE NIGERI/ Militantët e ISIS-it marrin përgjegjësinë për sulmet

28 January, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Militantët e lidhur me grupin ekstremist, Shteti Islamik (ISIS) kanë marrë përgjegjësinë për sulmin me bomba që ka lënë të vdekur dhjetëra persona në një kishë në veri të Ishullit të Filipineve, si dhe për sulmin në një bazë ushtarake në Nigeri.

Ky grup ka nisur një deklaratë më 27 janar, duke thënë se dy sulmues vetëvrasës kanë hedhur veten në erë, teksa janë zhvilluar shërbimet fetare në një katedrale në Jolo, zonë që kontrollohet nga militantët e IS-it në Filipine, ndonëse kjo zonë është e banuar me shumicë katolike.

Të paktën 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 80 të tjerë janë plagosur në këtë shpërthim.

Një shpërthim ka ndodhur gjatë shërbimeve të kishës, derisa tjetri në një hapësirë për vetura.

Drejtori i policisë rajonale, Graciano Mijares ka thënë se 14 civilë dhe gjashtë pjesëtarë të sigurimit janë vrarë në këtë sulm.

Ishulli Jolo ka qenë shënjestër e sulmeve të militantëve të grupit, Abu Sayyaf, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet.

Ndërkohë, militantët e IS-it ka thënë të kenë vrarë 30 ushtarë nigerianë në një sulm që ka ndodhur më 26 janar në fshatin Logomani.

Megjithatë, një zëdhënës i ushtrisë së Nigerisë ka thënë se sulmi ndaj trupave të këtij shteti është parandaluar dhe janë plagosur vetëm tetë ushtarë.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik në Afrikën Perëndimore, i cili është ndarë nga grupi islamist Boko Haram më 2016, është fajësuar për dhjetëra sulme që kanë ndodhur në muajt e fundit në veri të Nigerisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK ËSHTË HIPOKRIZI NË FUTBOLL"/ Wanda i shpreh “dashurinë” Marottas, flet edhe për Perisic
Previous article E FUNDIT/ Grupi i PS-së merr vendimin për dekretet e Metës, ja ç’do ndodhë në Kuvend

F.autor

Postime të ngjashme

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT