• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Fataliteti i kapjes pas “bishtit” të protestës!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Fataliteti i kapjes pas “bishtit” të protestës!

27 January, 2019 Redaktor1 OP-ED

Ka një përpjekje gati titanike nga një pjesë e partive të opozitës shqiptare, për tu kapur me “thonj” e për të mos e lëshuar jo vetëm “bishtin” por mundësisht edhe “qimen” e fundit të tij, ndërkohë që “kali i protestës studendore” po largohet e largohet me revan prej tyre. Eshtë një vrapim përtej mushkërive, gjunjëve dhe këllqeve, por ata po vrapojnë e vrapojnë, duke bërë çmos që të mos e lëshojnë këtë shans që besojnë se nuk ka për tu ardhur më. Me shpresën se kështu, do ia arrijnë që ta shalojnë një ditë, si të ishte kali i bardhë i pushtetit, që u shfaqet çdo natë në ëndërr.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, është si të thuash “syri” më i stërvitur i Brukselit për ta parë me paanshmëri perendimore këtë çështje. Ai tha se studentët ia kanë arritur qëllimit të tyre, së paku pjesërisht. Duke patur parasysh edhe pretendimet e ngritura në emër të studentëve të vërtetë me sa duket, nga ata që e kanë marë peng më 2019 protestën e tyre, ai shtoi se këkesa për të zbatuar parimin “Gjithçka ose asgjë”, nuk e ndihmon as situatën , por mbi të gjitha kërkesat e drejta të studentëve vetë.

“Kam dëgjuar se disa çështje po diskutohen dhe Ministrja e re për Arsimin ka marrë përsipër disa detyra. Kjo do të thotë që studentët e kanë arritur qëllimin e tyre, së paku pjesërisht. Nuk jam gjyqtar. Nuk mund të ndërhyj në çështje të brendshme dhe të cilësoj nëse kjo është e mjaftueshme apo jo. Gjithsesi, të përcaktosh kërkesa të qarta dhe të luftosh për to është pjesë e demokracisë. Por duhet kuptuar gjithashtu, që nuk mund të financohet çdo gjë që do, nëse nuk ke një ekonomi të fortë, që sjell taksat. Pra është e mundshme vetëm hap pas hapi”,- tha Fleckenstein. 

Ndërkohë që transmetohej kjo intervistë në mediat shqiptare, nga selia e LSI e cila është partia opozitare më e përfshirë në përdorimin e hapur dhe politik të protestës, u bë një deklaratë ku mes të tjerash thuhej:

“E ndërkohë që studentët nuk kanë mundësi të paguajnë tarifat e larta, Kryeministri hap ekspozitë me pikturat e tij; Studentët nuk kanë libra, nuk kanë konvikte, studentët duhet të kenë tualete, Kryeministri shkon hap ekspozitë me pikturat e tij; Studentët nuk kanë bibliotekë, nuk kanë Kartë Studenti, por meraku më i madh i Kryeministrit është të shkojë të hapi ekspozitë; Boll i vodhët paratë e Shqiptarëve me koncesione, me fasada, e me ekspozita personale.”

Kjo retorikë është aq e vjetër, aq boshe dhe aq populiste, sa më shumë sesa i qajnë hallin, ato e fyejnë edhe vetë inteligjencën e studentëve, kauzën dhe kërkesat e tyre të drejta. Sepse, është njësoj sikur të thuash përshembull se ndërkohë që studentët nuk kanë libra, nuk kanë konvikte, studentët duhet të kenë tualete, por Presidenti i Republikës shkon për alpinizëm, me atletet e tij… E kështu me radhë, mund të flitet më këtë gjuhë edhe për hobet apo për sportet që ushtron në kohën e lire, secili prej liderëve kryesorë të politikës shqiptare, në mazhorancë dhe në opozitë.

Kjo qasje, kjo retorikë, ky diskur politik jo vetëm që nuk e ndihmon çështjen, jo vetëm që nuk e lehtëson dhe nxit dialogun, jo vetëm që nuk e zgjidh problemin por nuk i shërben as opozitës vetë, e aq më pak LSI-së. Kapja fort pas “bishtit” të sajuar me fije sebepesh artificiale dhe tundja e tij në ajër, me fantazinë se në këtë mënyrë, do i mbushësh mendjen vetes se po kalëron drejt objektivit “për të bërë njëkohësisht zgjedhje lokale dhe të përgjithshme më 30 qershor”, apo “për të rrëzuar Edi Ramës gjatë 2019”, është thjeshtë një iluzion. Eshtë thjeshtë fantapolitikë dhe kaq.

Kjo përpjekje e sforcuar përtej limiteve të një loje politike qoftë edhe në kushtet e demokracisë shqiptare, nuk i shërben opozitës, qoftë edhe për ta mbajtur ndezur zjarrin e “bishtit” deri më 16 shkurt, për ta tundur në protestën e Tiranës. Në të gjitha rastet, opozita nuk po bën gjë tjetër, veçse po i shton një pikë të re, kërkesave të drejta të studentëve të dhjetorit: Çlirimin urgjent të universiteteve tona, nga kapja që u kanë bërë partitë, për ti përdorur si zgjatim të politikës me mjete të tjera. E për rrjedhojë, edhe nevojën jetike, për ti shporrur partitë pengmarrëse, njëherë e përgjithmonë nga territori i arsimit të lartë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DISFATËS NDAJ TORINOS/ Spalletti: Nevojitet të rivendoset rregulli mbi principet e skuadrës
Previous article KUR FEMRA BËHET "SHKAKU"/ Rastet e lidhjeve jashtëmartesore. Nga xhirimet në krevat, kasollja... dhe VRASJET

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT