“Pse ne do rrinim pa votu?”, shkruan Flor Mumajesi në postimin e tij. Pasi ka përfunduar “Kënga Magjike” çunat Threedots kanë dhënë votimet e tyre në një variant humoristik dhe pak sarkastik. Ashtu siç akuzohen shpesh votimet e artistëve në këtë festival, edhe Flori ka votuar me pikët maksimale tre shokët e tij të ngushtë, duke theksuar se i pëlqen kënga e jo se i ka si vëllezër. “Jo se e kam shokë edhe vëlla, por më pëlqeu kënga”, thoshte Flori pas çdo vote.


