• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
5.2 MILIONË EURO/ Shqipe Palaj ka blerë banesat e nën kryetarit të parlamentit shqiptar
Home
Politikë

5.2 MILIONË EURO/ Shqipe Palaj ka blerë banesat e nën kryetarit të parlamentit shqiptar

27 January, 2019 F.autor Politikë

Një shumë e madhe valute dhe disa banesa u vendosën nën sekuestro nga prokuroria e Lezhës për shkak të burimit të dyshimtë. Bëhet fjalë për 5.2 milionë euro që kishin ardhur në llogarinë e të moshuarit Pjetër Voci dhe një gruaje me emrin Shqipe Palaj. Ato ishin dërguar nga një shtetas suedez dhe nga motra e Shqipe Palit që jeton në Suedi. AbcNews raporton se ndër të tjera, Shqipe Pali kishte terhequr këto para për të blerë apartamente në Lezhë e Tiranë. Dy prej banesave rezulton t’ia ketë shitur deputeti dhe n/kryetari i PD, Edi Paloka.

Pavarësisht se këto transferta kanë nisur në 2013, ato nisin dhe bëhen në vlera shumë të mëdha gjatë 2018-ës. Vetëm në periudhën Korrik-Gusht, llogaria e Shqipe Palit është kredituar me 2 milionë euro, të cilat janë dërguar nga një shtetas suedez, emri i të cilit nuk është bërë publik.

Shuma të mëdha parash janë dërguar edhe në llogarinë e 83 vjeçarit Pjeter Voci, ku rezulton se jenë kredituar rreth 3 milionë euro në janar të këtij viti, raporton AbcNews. Paratë kanë nisur të tërhiqen në shuma të mëdha nga muaji shtator i vitit 2018 dhe ka vijuar deri në fillim të janarit dhe me to janë blerë apartamente në Shëngjin, Lezhë e Tiranë.

Nga hetimet e kryera rezulton se dy nga banesat që janë blerë nga znj.Palaj kanë qenë në pronësi të nënkryetarit të Partisë Demokratike Edi Paloka përkatësisht në vlerat e 8.7 milionë lekë dhe 70 mijë euro.

Hetimet tashmë janë shtrirë edhe më shumë, duke analizuar edhe veprimet e personave që janë përfshirë në këto shitblerje dhe pozicionin e tyre. Burime nga Prokuroria e Lezhës ka bërë me dije se janë kërkuar dëshmitë dy shtetasve në llogaritë e të cilëve erdhën shumat e parave, ndërsa bëhet e ditur se nëpërmjet një letërporosie po kërkohet informacion edhe për dërguesin e parave.

Burime: opinion.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Tirana-Kamza: Gabim i Imamit në mbrojtje, Plaku shënon me një goditje fantastike (VIDEO)
Previous article BARAZIM DRAMATIK/ “Lumë” golash në ndeshjen Atalanta – Roma (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT