Ish-ambasadori i BE në Shqipëri, Helmut Lohan, është ndarë sot nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga delegacioni i BE në Shqipëri ku në një postim në mediat sociale shkruajnë se Lohan është larguar nga kjo botë.
Ai mori detyrën e kreut të delegacionit të BE në vendin tonë në shtator të vitit 2006, deri në shtator të 2010, detyrë që ia pasoi ambasadorit Ettore Sequi.
Çfarë thoshte në 2010 Lohan, për Ramën dhe Berishën:
Lohan: Të gjithë drejtuesit politikë të Shqipërisë kanë shpallur gjithmonë integrimin europian të vendit si një nga objektivat e tyre parësore, më të rëndësishme. Dhe vërtet ky objektiv ka qenë dhe mbetet forca e madhe lëvizëse që ka qëndruar dhe qëndron pas politikave të tyre. Prandaj mendoj se baza e ecjes drejt konvergimit të qëndrimeve të tyre të kundërta deri më tani është perspektiva e integrimit europian të Shqipërisë. Kjo perspektivë është në mendjen e tyre gjatë gjithë kohës dhe sidomos në këtë situatë të veçantë.


