• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RRITEN EKSPORTET NGA…/ Tregëtia Shqipëri-Kosovë pëson progres
Home
Ekonomi

RRITEN EKSPORTET NGA…/ Tregëtia Shqipëri-Kosovë pëson progres

26 January, 2019 k.autor Ekonomi

Rritet tregtia me Kosovën pas vendosjes së taksës 100% në nëntor të viti 2018 ndaj mallrave serbe. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë dhjetorit rritja e eksporteve me Kosovën ishte 44,5%. Ndërkohë kreu i qendrës së eksporteve bën me dije se nëngrupet që kanë pësuar rritje janë drithërat, produktet ushqimore dhe mallrat e ndërtimit. 

Eksportet shqiptare drejt Kosovës kanë pësuar një hop të konsiderueshëm gjatë dhjetorit të 2018. Nga të dhënat e Instat konfirmohet se eksportet në këtë periudhë u rritën me 44.5 %. Kreu i Qendrës së Eksporteve Shqiptare Alban Zusi shpjegon se taksa e vendosur nga Kosova për mallrat Serbe ka rezultuar pozitive për bizneset shqiptare.

Zusi: Shqipëria nga një importuese e drithërave nga Kosova dhe Serbia, tashmë po eksporton drejt Serbisë, për shkak se industria jonë përpunuese e drithërave është e avancuar dhe konkurruese në një ekonomi me rregulla të barabarta loje. Po kështu ka edhe produkte të tjera kryesisht mallra ushqimore. Materialet e ndërtimit kanë qenë prezent edhe më parë

Por pavarësisht kësaj biznesi shqiptar ngre si shqetësim tarifat doganore. Pavarësisht nismave të dy qeverive kostot mbeten një tjetër pengesë për të cilën kërkohet të ndërhyhet sa më parë.

Zusi: Kalimi i 1 mijë eurove mall, që mund të konsiderohet një tregti, e vogël dhe e mesme, kërkon tarifa të shërbimeve që kapin vlerën e afro 250 euro, për secilin operacion. Përveç kohës së shërbimit që shkon disa orë në pikën doganore, atëherë nuk kemi për të pasur zhvillim të tregtisë.

Në mes të nëntorit Kosova vendosi një taksë 100% ndaj mallrave serbe. Reflektimi në rritjen e eksporteve në vend ishte i menjëhershëm dhe nga një analizë e të dhënave konstatohet se nëngrupin materiale ndërtimi dhe minerale kanë pësuar rritjen më të ndjeshme. Kjo rritje konstatohet se ka ardhur nga rieksporti, ku kompanitë shqiptare të karburanteve importojnë nga vendet e tjera dhe shesin në Kosovë por edhe nga nafta e prodhuar në rafineritë e vendit. Çeliku është një tjetër produkt që ka pësuar rritje të ndjeshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARM TEK KLUBI "ZIKALTËR"/ Inter tronditet nga dëmtimi i mbrojtësit kroat, në rrezik transaksioni
Previous article ALFRED PEZA/ Pse opozita po i frikësohet garës elektorale!

k.autor

Postime të ngjashme

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT