• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I NOMINUAR PËR 10 ÇMIME OSCAR/ Suksesi i filmit meksikan “ROMA”
Home
Jetë

I NOMINUAR PËR 10 ÇMIME OSCAR/ Suksesi i filmit meksikan “ROMA”

26 January, 2019 k.autor Jetë

Suksesi i filmit Roma të regjisorit meksikan Alfonso Cuaron, ka bërë që të ndizet një pelegrinazh i vërtetë i fansave drejt rrugëve të qytetit të Meksikos, ku skenat edhe janë filmuar.

Xhirimet e filmit janë kryer mes 2016 dhe 2017, në lagjen Roma sur apo Roma jugore, ku vetë regjisori ka kaluar fëmijërinë.

Kur ka kaluar pak kohë nga premiera e tij, filmi meksikan mban tani 10 nominime për ceremoninë e çmimeve Oscar.

Dhe kjo ka bërë që të jenë të shumtë turistët, por edhe gazetarët, që përshkojnë rrugët ku skena të filmit janë realizuar.

“Njerëzit filluan të vinin në dhjetor, ata bënin foto dhe shumë pyetje”, thotë Gloria Monreal.

“Filmi na pëlqeu shumë. U intriguam që në fillim dhe vendosëm të vinim dhe të vizitonim shtëpinë, sepse ishte edhe afër hotelit tonë”, tha Esteban Alvarez, turist.

Shtëpia me numrin 22 në rrugën Tepejit, është më e kërkuara. Ajo mban tashmë edhe një pllakatë ku shkruhet, këtu është filmuar Roma.

Por, kur shkojnë atje fansat edhe mësojnë se kjo nuk është shtëpia e vërtetë ku Cuaron ka jetuar.

Regjisori ka jetuar një derë më tej, në numrin 21, por ndryshimet e bëra nga pronarët e mëvonshëm, kishin qenë shumë të mëdha ndaj edhe regjisori kish zgjedhur shtëpinë e ish fqinjit. Ai kishte rikrijuar më pas fasadën origjinale të shtëpisë së tij, për të filmuar skenat

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHKOLLA E BALETIT" 58 VITE HISTORI/ Drejtoresha dhe petagogët flasin për kontribudet e tyre
Previous article PASURIA "DHURATË" PREJ 5.2 MILIONË EUROSH/ Njihuni me SHQIPEN, lezhianen "fatlume" (HISTORIA)

k.autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT