Vendi ynë edhe pse I vogël duket se për të huajt është bërë si një vendstrehim ku fshihen nga krimet e bëra në vendet e tyre.
“Fajet” janë të shumta, nga falsifikimi i dokumenteve tek vrasjet.
Duket se ky është bërë një fenomen marrë shkas nga ngjarja e sotme, ku një shtetas finlandez, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar,u arrestua në Tiranë.
Ai ka qenë i dënuar në Finlandë me 3 vjet e 11 muaj burg dhe ishte një ndër personat më të kërkuar të shtetit të Finlandës.
Ky fenomen ka një shtrirje më të gjërë ku kriminelët e huaj e bëjnë Shqipërinë si vendstrehim të tyre për tiu shmangur drejtësisë nga vendet ku kërkohen.
Ka shumë raste të tilla ku më I bujshmi ishte ai I Italianit i cili kishte perdhunuar dy të mitur shqiptar:
Çfarë ndodhi sot:
Një shtetas finlandez, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Tiranë.
Burimet policore thonë se në pranga është vënë një 34-vjeçar me inicialet M.S.
Ai ka qenë i dënuar në Finlandë me 3 vjet e 11 muaj burg.
Anglezi I arrestuar në 2006
David Brown, i cili ishte drejtues te qendra sociale “Fëmijët e Tij” ka vuajtur deri më tani 11 vjet në burg.
Dy “viktimat” e abuzimit, sot janë 18 dhe 22 vjeç dhe kanë deklaruar se janë detyruar nga psikologët dhe policia që të gënjejnë për Brown.
13 TETOR 2015
Ky shtetas është i dënuar me 8 vjet e 11 muaj në Itali për Mashtrim, i shpallur në kërkim nga Interpol Roma. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Italian: Stefano Bottura, 43 vjeç, lindur ne Firence Itali , i dënuar nga Gjykata e Milanos Itali me 8 vite e 11 muaj burg për Mashtrim.
11 KORRIK 2018
Një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Franca është arrestuar në aeroportin e Rinasit.
Arrestimi provizor i Alessandro Giorgi, 41 vjeç, banues në Itali është bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas me qëllim ekstradimin drejt Francës.
25 TETOR 2018
Italiani Masimilliano Croce është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për krime ndaj të miturve dhe pedofili. 45-vjeçari Masimilliano Croce është dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Romës, pasi kur ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës, ka abuzuar seksualisht me ta.
3 NËNTOR 2018
Pasquale Scalise, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”.
47 vjeç, banues në Itali “ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”







