E gjithë familja në përkrahje të babait artist. Dhe ku ka më bukur se të gjithë të jenë të bashkuar dhe të qeshur? Edhe pse vetë kryeministri e Shqipërisë Edi Rama ka qenë i rezervuar në daljet publike me djalin e vogël, Zahon, duket se ai merr vëmendjen maksimale sa herë është përkrah Ramës.
Kreu i qeverisë shqiptare, transmeton Lexo.al ndodhet në Berlin për ekspozitën e tij të radhës. E gjithë vëmendja është tek djali i vogël i Kryeministrit Rama i cili është duke ndjekur gjurmët e babait artist.
Për herë të parë Rama ekspozoi skulpturat e tij me titull “Work” (Puna) në galerinë Carlier/Gebauer në Berlin. E njohur si njëra nga galeritë më bashkëkohore, ajo ka zgjedhur artistin, kryeministrin shqiptar, për të hapur siparin e aktiviteteve për vitin 2019.
Për kuratorin e njohur Hans Ulrich Obrist Rama nuk e sheh artin si një luks, por si një element thelbësor të jetës. “Arti nuk është i ndarë nga politika, bashkëjeton më të”, shprehet Obrist.



