• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HUMBI GJURMET PARA 17 VITEVE,/Familjarët: Miku i tij di të vërtetën, por nuk…
Home
Sociale

HUMBI GJURMET PARA 17 VITEVE,/Familjarët: Miku i tij di të vërtetën, por nuk…

25 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Mehdi Shehu rezulton i zhdukur prej 17 vitesh dhe familjarët e tij kanë zgjedhur pikërisht studion e “Pa Gjurmë” për të rrëfyer dhimbjen, dyshimet si dhe ditën e fundit ku kanë parë vëllain dhe njëkohësisht bashkëshortin e shtëpisë.

U largua nga shtëpia më 1 shtator të vitit 2001, nga fshati Nangë, i Kukësit. 45-vjeçari Mehdi Shehu u tha familjarëve se do të largohej në drejtim të Prizrenit me qëllim për të rregulluar makinën. Në dijeninë e familjes ai është larguar nën shoqërinë e  një shtetasi kosovar, me emrin Argjend Berisha. Miqësia e tyre prej një viti, kishte lindur që kur ndodhi eksodi i kosovarëve në kohën e Luftës në Kosovë.

Pasditen vonë të 1 shtatorit u tha famijarëve se nuk do të vinte atë natë. Kur mberriti nuk mori telefon, pasi nuk kishte telefon as famija as ai. Të nesërmen Mehdiu nuk u kthye në banesë. Nuk arriti të komunikonte që nga ajo ditë me familjarët, pasi as këta të fundit, as Mehdiu nuk kishin një telefon asokohe. Pas afro katër ditë nga largimi i Mehdiut, vëllai Kujdesi Shehu u nis drejt Prizrenit tek vendi ku mendohej se kishte shkuar Mehdiu, në tregun e makinave, pasi vetë miku i 45-vjecarit, Argjendi merrej me shitblerje makinash. Ky i fundit i pohon se e kishte përcjellë deri ne doganë dhe Mehdiu ishte nisur për Tiranën rreth orës 11 e 30 të natës se gjoja i kishte dhënë euro false për t’i këmbyer në Tiranë.

Atë ditë ndodhi një fatkeqësi në familje, vdiq babai dhe familjarët nuk iu futën më kërkimeve për Mehdiun. Ndërsa vetëm pas disa muajsh bënë një denoncim në policinë e Kukësit. Dyshimet e familjarëve mbeten tek miku i tij Argjendi,  pasi sipas tyre vetëm ai di të vërtetën tregon rreth fatit të 45-vjeçarit. Mehdiu ka vite që lë në ankth zemrat e familjarëve të tij, bashkëshortes dhe 4 fëmijëve.

Bashkëshortja e Mehdiut, Lulja Shehu ka qenë këtë të premte në studion e “Pa Gjurmë”, për të rrëfyer më nga afër dhimbjen e saj si dhe ditën e fundit kur ka parë Mehdiun.

“Ka qenë në Prizren, ka ardhur, ka bërë një dush dhe është larguar sërish për në Prizren.Nuk komunikoi gjatë, na tha thjesht se do të largohej për të rregulluar makinën. Na tha se do të kthehej vonë, por ai s’u kthye në shtëpi. Në atë kohë nuk kemi pasur telefon. Më pas vëllezërit e tij u nisën drejt Prizrenit, pas katër ditësh Mehdiut i babai. Në atë kohë sikur u shkëputëm nga muhabeti i tij, menduam se mos ishte nisur drejt Greqisë, sepse e kishte shprehur më parë dëshirën“, u shpreh ajo.

Më tej, Lulja tregoi për moderatoren Odeta Dumen vështirësinë që ka për të folur me fëmijët në lidhje me të atin e tyre.“Mehdiu është babai i katër fëmijëve, sot janë rritur, i madhi është 22 vjec. E kërkojnë dhe e duan shumë babain e tyre. Më pyesin se përse u largua babi, përse ndodhet larg tyre. E kam shumë të vështirë t’u kthej përgjigje sepse ai nuk ishte pranë kur ato ishin duke u rritur. Të rrisësh katër fëmijë pa bashkëshort është shumë e vështirë“, rrëfeu bashkëshortja e Mehdiut.

Nga ana tjetër e studios “Pa Gjurmë” u rrëfye edhe i vëllai i Mehdiut, Kujdes Shehu. Teksa tregoi peripecitë e kaluara, Kujdesi rrëfeu edhe takimin me një shqiptar në Mal të Zi i cili i kishte thënë se i vëllai është i gjallë.  “Vëllai im i mbante flokët e gjata, më tha që i ka shkurtuar. Emri nuk ma tha por më tha që nuk e pres në besë se e kam shok të ngushtë. Më shihte me shumë cudi se ngjajmë goxha. Më coi dhe tek shtëpia ku thoshte se qëndronte, por ai më tha se ishte larguar prej aty”, tha Kujdesi, i cili edhe në studio e ripohoi dyshimin e tij, se Argjend Berisha di shumë më tepër nga cfarë ka treguar. “Vëllai im e ka ndihmuar Argjendin por ai e përdori atë. Argjendi nuk tregon të vërtetën sepse besoj se mos i bën presion ndokush“, u shpreh ai më tej. Kujdesi rrëfeu më tutje se i ishte drejtuar edhe Maqedonisë, ku kishte pyetur në një nga burgjet e saj për të vëllain. Por, Kujdesi deklaroi se nga aty nuk ka marrë asnjë përgjigje që do të mund të konfirmonte ekzistencën e tij.

Në fund të emisionit, bashkëshortja e Mehdiut i bëri thirrje Argjend Berishës që të tregojë të vërtetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL MË NË FUND HAPUR/ LSI: Po, ne e kemi marr PENG protestën e studentëve (FAKTET)
Previous article "PROSTITUTAT I BËJNË "GROPËN"/ Shqiptari vret bashkatdhetarin, gjithçka ndodhi kur...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta Aktualitet

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT