• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ OMN kërkon ankimimin e vendimit për prokurorin Besnik Cani
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ OMN kërkon ankimimin e vendimit për prokurorin Besnik Cani

25 January, 2019 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar nga Komisionerët Publikë të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rikonfirmimin në detyrë të prokurorit, Besnik Cani, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Cani, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, u konfirmua në detyrë më 27 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa sot (25 janar), Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar komisionerët për vendimit.

“Në të njëjtën datë, 25.1.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Besnik Cani. Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit“, thuhet në njoftim.

Për prokurorin e Elbasanit, Besnik Cani, njëkohësisht këshilltar i komanduar i Arta Markut, ILDKPKI theksonte se ka bërë deklarimi të saktë, ka burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë.

Por sipas hetimeve të KPK-së, prokurori nuk justifikon banesën e tij në Paskuqan, por vetë Cani tha se ndërtimi i saj është bërë nga të ardhurat në emigracion.

Në lidhje me pastërtinë e figurës, DSIK vlerëson se Besnik Cani nuk kishte patur kontakte të papërshtatshme.

Cani ishte në listën e 57 emrave me gjyqtarë dhe prokurorë që kandidonin për institucionet e reja të drejtësisë si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Që në nisje të procesit, KPK ka konfirmuar në detyrë 36 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa ka nxjerrë nga sistemi 31 prej tyre.

Pothuajse të gjitha vendimet janë ankimuar në KPA nga Komisioneri Publik dhe vetë subjektet, por kjo nuk e pengon nisjen e procedurës për formimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUSHTET E TRRAKTATIT NUK..."/ Ja paralajmërini i NATOS për Rusin...
Previous article DOSSIER/ Rexhë Meta: Djali i birësuar i Rose Wilder Lane, që vuajti 27 vjet në burgjet komuniste

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë Aktualitet

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT